Neodemokracia e Kyriakos Mitsotakis fitoi sot zgjedhjet e mbajtura në Greqi ndërsa kreu i së djathtës greke e ka quajtur fitoren një ‘tërmet’ politik, por theksoi se qytetarët duan një qeveri të pavarur.
“Demokracia e Re ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë të pavarur dhe të fuqishme”, tha Kyriakos Mitsotakis nga zyrat e partisë në Pire, menjëherë pas fitores së madhe në zgjedhje ku partia e tij mori 41% duke lënë shumë pas konkurentin e majtë Siriza që mori 21%.
Kyriakos Mitsotakis u shpreh krenar dhe i prekur nga “përqindja mbresëlënëse” dhe tha se do të përshpejtonte procedurat për krijimin e një qeverie të partisë së tij.
“Pjesëmarrja e mërgimtarëve tanë ishte një mesazh shpresëdhënës shtesë. Faleminderit atyre që na nominuan si fitues. Me votën e tyre treguan se e njohën atë që bëmë në këto katër vite. ‘ND’ ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë autonome, këtë na kërkuan në mënyrë të theksuar dhe absolute. Na kërkuan që të ecim më shpejt në rrugën e reformave të guximshme”, tha Mitsotakis.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/