Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestohet kandidati i opozitës në Himarë Fredi Beleri pas orë pak sulmit të Ramës

12/05/2023
Arrestohet kandidati i opozitës në Himarë Fredi Beleri pas orë pak sulmit të  Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri është arrestuar në mesnatë nga policia vetëm pak orë pas sulmit që bëri kryeministri Rana ndaj tij.

Fred Beleri është shoqëruar me forcë në komisariatin e Himarës e më pas drejt Vlorës ndërsa së bashku me Belerin kanë qenë dhe avokati i tij, si dhe anëtarë të stafit.

Besohet se arrestimi i tij është bërë me urdhër të SPAK me akuzë për shitblerje votash.

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule tha se shoqërimi i tij është bërë me urdhër të Edi Ramës, pasi jo më larg se mbrëmjen e djeshme në studion e Opinion, kryeministri hodhi akuza të forta në drejtim të kandidatit që kërkon të drejtojë Himarën në 4 vitet e ardhshme.

Rama e akuzoi atë se kërkon helenizimin e Himarës, duke iu referuar një deklarate që Beleri ka bërë për mediat greke.

“Himara është Shqipëri, Himara është pjesë integrale e Republikës së Shqipërisë, njësoj si gjithë të tjerat. Himara është tokë shqiptare dhe është një tokë ku duhet të jenë në paqe që të gjithë, ata që janë shqiptarë dhe ata që i përkasin minoritetit apo kombit grek nga prejardhja e tyre.

Me të cilët unë kam punuar personalisht, me përfaqësuesit e komunitetit himariot në Amerikë që kanë qenë njerëzit më të interesuar, më të angazhuar për çështjen e pronave dhe ne jemi angazhuar me grupe pune me avokatët e tyre dhe unë me këtë qeveri e kemi zgjidhur çështjen e pronave të himariotëve për të gjithë. Shkoni pyetini ata, janë të kënaqur, të pakënaqur dhe huri më i shtrembër që kemi hasur në rrugë ishte ky”, u shpreh mbrëmjen e djeshme Rama.

Por kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka paralajmëruar se do ti drejtohet të gjithë faktorit ndërkombëtar për lirimin e Belerit, pasi sipas tij SPAK ka vepruar me urdhër politik.

“Pas një jave delirumi, gjuhë urrejtje, përçarjeje, stigmatizimi të Kryeministrit Rama kundër kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë,  me urdhër të tij forca policore rrëmbyen në qendër të qytetit rrëmbyen z. Beleri dhe avokatin avokatin e tij. Ata sapo kishin dalë nga një darkë. Akt i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm nga çdo optikë demokratike, një fenomen që ka lidhje me regjimet totalitare. Të lirohet menjëherë z. Beleri, të garantohet vota dhe Rama të heqë dorë një herë e mirë nga përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e sovranit”, tha Dule për mediat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.