“ Ku je mo, pse ke humb, pse nuk vjen në debat?...

“ Ku je mo, pse ke humb, pse nuk vjen në debat? Kelliçi sfidon live Veliajn”

29
0
Shares

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto”, në Syri-TV, teksa po fliste për sfidat e fushatës, e ftoi përsëri Erjon Veliajn në debat.

Këlliçi i tha drejtuesit të emisionit, Flavios, nëse ja kishte numrin e telefonit kryebashkiakut aktual, që ti kërkonte një debat, për Tiranën, problemet e qytetit, dhe për çdo cështje që shqetëson atë dhe banorët.

Edhe për diplomat, tha Këlliçi.

Në një moment duke u drejtuar nga kamera, kandidati i Opozitës u shpreh; Ku je mo, pse ke humb, hajde në debat, ku të duash, në cilën studio të duash, për çdo temë që të duash!

Debati mes dy kandidatëve për Bashkinë e Tiranës është një gjë që po kërkohet shumë nga opinioni publik.

Në sondazhet e fundit, del se rreth 70 përqind e qytetarëve e kërkojnë këtë debat.

Nga ana tjetër, prej fillimit të fushatës, Belind Këlliçi e ka kërkuar këtë ballafaqim, në mënyrë të përsëritur.

Por gjithnjë, Veliaj, i pyetur nga gazetarët, është shmangur, ka bishtnuar pa argumenta bindëse.

Debati i shërben shoqërisë në një demokraci, dhe e ndihmon votuesit në zgjedhjen dhe vendimin që ai merr. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY