“Këto zgjedhje janë për qeveritarët vendorë, por janë edhe zgjedhje për fatin...

“Këto zgjedhje janë për qeveritarët vendorë, por janë edhe zgjedhje për fatin e kombit, për të ardhmen tonë”

30
0
Shares

“Këto zgjedhje janë për qeveritarët vendorë, por janë edhe zgjedhje për fatin e kombit, për të ardhmen tonë”, deklaroi sot në Pukë kreu i PD, Sali Berisha.

Berisha: Një kryeministër që vjedh çdo ditë dhe që qytetarët e tij i duken qenie inferiore, i duken të pavlera. Një kryeministër i cili përveç dallimeve të shumë llojta i ngriu rrogat sa erdhi në pushtet. Arritën me lumenj djerse tuajat, por edhe me vendosmërinë e qeverisë që të dalim nga vendi me rrogat historikisht më të ulëtat, në vendin me rrogat më të larta në rajon, më të larta edhe se rumunët e bullgarët që ishin anëtarë të BE-së.

Çfarë do të thoshte kjo. Kjo do të thoshte që të vazhdonim të rrisnim rrogat, të rrisnim pensionet, sepse kudo që të shkosh një vend me pasuri përrallore si Shqipëria nuk ka. Shqipëria ka të gjitha pasuritë të begatojë qytetarët e saj, me një kusht, të mos vidhen, të mos vidhen.

Rrogat i ngriu për ju, pensionet i ngriu mbi ju, përveç rritjes që jep tregu i çmimeve, krijoi dhe bordet komuniste për të rritur çmimet sa herë do. Çfarë sollën bordet. Vetëm në 1 vit, çdo pukjan, çdo qytetar ka shpenzuar 430 mijë lekë vetëm për bukën e gojës, për ushqimet. Ka shpenzuar 1 rrogë më shumë, 2 pensione më shumë. Prandaj ikin shqiptarët, në darën e varfërisë në dhimbjen e varfërsisë.
Çfarë do të bëjnë të rinjtë, më thoni. Jo rrinë në kafene, po ku do rrinë, punë skanë. Mesataren ua rrite, në universitete si pranon. Marrin diplomën e nuk gjejnë punë. Natyrisht do të mbijetojnë, do të shkojnë në dhera të tjera. Ndaj dhe këto zgjedhje janë vërtetë për qeveritarët vendorë, por janë zgjedhje për fatin e kombit, për fatin e Shqipërisë, janë zgjedhje për të ardhmen tonë.

Në 8 vite kanë ikur 1 mln njerëz, kanë ikur 800 mijë të rinj, më shumë se 1 brez. Ku është e ardhmja. Ata që vijnë mbrapa janë pa të ardhmen. A mund ta lëshojmë kështu këtë vend, e tha në fjalën e tij Rroku. Ne jemi përgjegjës jo vetëm për të gjallët, por edhe për ata të cilët na e lanë këtë vend në kushtet më të vështira, por nuk e dorëzuan. Nuk pranuan të largohen dhe shfarosen siç po ndodh tani. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY