Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Benard Ndreca shpjegon momentin e shpërthimit të makinës dhe pistën e krimit që desh i mori jetën

11/04/2023
Benard Ndreca shpjegon momentin e shpërthimit të makinës dhe pistën e krimit që desh i mori jetën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i degës së PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca, tha sot për mediat në Vaun e Dejës së mina nuk i është vendosur Benard Ndrecës, por i është vendosur mina kryetarit të PD, dega e Vaut të Dejës dhe kjo dihet hapur.

Deklarata dhe pyetje përgjigje:

Bernard Ndreca: Ky është një incident i mirëorganizuar që më ka ndodhur mua dhe familjes sime. Unë jam Benard Gjon Ndreca, jam vendali këtu. Nuk kam asnjë lloj përplasjeje, as familja ime, as farefisi dhe askush. Ky incident e ka një emër, dihet që është emri politik. Mua më është bërë politike si kryetar i degës së PD. Çdo gjë është e pasqyruar me pamje filmike, pasi shtëpia është me kamera.

Në orën 6 e gjysmë të mëngjesit, kur kam dalë nga shtëpia, kam ndezur makinën, kam hyrë dy minuta brenda, pas dy minutash kam hipur në makinë. Në momentin që ka lëvizur makina nga vendi, atëherë ka plasur, siç pasqyrohet në pamjet filmike.

Po e them edhe njëherë: unë nuk kam asnjë lloj konflikti të hapur me asnjë dhe emrin kjo e ka, është e përdorur politikisht. Nuk i është vendosur mina, Benard Ndrecës, por i është vendosur mina kryetarit të PD të degës së Vaut të Dejës dhe kjo dihet hapur, sepse këta janë të mirëorganizuar për nj sulm të atillë.

Pyetje: Gjatë këtyre ditëve, megjithëse fushata nuk ka nisur ende zyrtarisht, a keni pasur ndodnjë incident apo përplasje?

Benard Ndreca: Asnjë lloj kërcënimi, asnjë lloj përplasjeje, asgjë.

Pyetje: Ju thatë që ka kamera të vendosura në banesë. I keni parë paraprakisht kamerat me Policinë, a shihen personat  duke lëvizur?

Benard Ndreca: Po, janë parë paraprakisht. Vijnë dy persona në orën 1:15 të natës. Rreth shtatë minuta, vendosin eksplozivin ose minat. Do të dalë Policia me deklaratë se çfarë është dhe në moment largohen. Në orën 1:15 mn të natës e japin kamerat. Dy persona të maskuar.

Pyetje: Ka pasur angazhim nga Policia gjatë ditës së sotme për të zbardhur këtë ngjarje dhe cila është thirrja juaj për organet e drejtësisë?

Benard Ndreca: Ashtu siç është. Thirrja është, duke filluar që nga Kryeministri, Ministri i Brendshëm, që nga Drejtori i Përgjithshëm, të distancojnë – të distancojnë Policinë nga politika, sepse në zonën e Vaut të Dejës dihet se gjithmonë përzihet policia me politikën! Distanconi policinë nga politika! Lërini njerëzit të votojnë të lirë, të votojnë vullnetin ku duan vetë! T’i lënë presionet! I bëj thirrje çdo lloj krahu politik t’i lënë presionet sepse vullneti i njerëzve dihet se ku shkon. Kurrë nuk mundet me e mbajtë një bashki apo një institucion, as me presione  dhe me asgjë tjetër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.