Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/ Arrestohet oficeri i policisë gjyqësore: Sill 2000 euro ose nuk të ndahem!

09/04/2023
EMRAT/ Mashtrim i madh kompjuterik nga Pogradeci, 6 në pranga dhe një në kërkim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar urdhëroi arrestimin e oficerit të policisë gjyqësore Sokol Canameti.

SPAK e akuzon atë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës” ndërsa po hetonte një rast me prodhim dhe shitje droge.

Detajet:

Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se personi nën hetim Sokol Canameti, me detyrë oficer i policisë gjyqësore, ka konsumuar elementë të veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, pasi zyrtari i policisë gjyqësore, i hetuari Sokol Canameti duke ushtruar presion ndaj të arrestuarit E. K., i ka kërkuar këtij të fundit shumën prej 2000 euro në këmbim të lënies të lirë, duke i thënë se do ta gjente kudo që të ishte nëse nuk e sillte këtë shumë.

I hetuari E.K., ka vënë në dijeni menjëherë të jatin, të hetuarin F. K., i cili nëpërmjet njohjeve të tij, pasi ka siguruar shumën prej 235.000 lekësh, ja kanë dhënë të hetuarit S. C. rreth orës 17.30-20.00 të datës 10.10.2022. Me veprimet e tyre shtetasit E. K. dhe F. K. dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprës penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.30 datë 07.04.2023 ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për shtetasin:
• S. C., i dyshuar për veprën penale “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga Neni 319/ç të Kodit Penal.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë, ekzekutoi në datën 09.04.2023 masën e sigurimit të caktuar me vendimin nr.30 datë 07.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.