Transport publik falas, mbështetje në bujqësi” – Belind Këlliçi paraqet planin para...

Transport publik falas, mbështetje në bujqësi” – Belind Këlliçi paraqet planin para banorëve të Ndroqit

29
0
Shares

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte me banorët e Ndroqit, ku i njohu nga afër me projektin e tij që sjell zbutjen e kostos së jetesës pë rata, dhe mbështetje në sipërmarrjet në fshat.

Nga transporti publik falas, do të përfitojnë 200 mijë qytetarë të Tiranës.

_“E vetmja gjë që ne duhet të bëjmë, është të bëjmë Tiranën të jetueshme, të ulim kostot e jetesës. Tani t`ju jap një të dhënë interesante për transportin publik falas, se këtë e ka kapur panik i madh. Këtë shërbim e përdorin 200 mijë qytetarë në ditë. Nga këto 200 mijë, një pjesë marrin abonetë, një pjesë kanë lehtësira, se ka lehtësira. Pra 140 mijë qytetarë në ditë në Tiranë paguajnë biletën 400 lekë. Do të thotë 56 milionë lekë në ditë, e përkthyer në muaj do të thotë 1.5 milionë euro në muaj, në një vit do të thotë 18 milionë euro”_-tha Belind Këlliçi.

Paratë janë, tha Belind Këlliçi, por aktualisht bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj paguajnë inceneratorin fantazëm në Sharrë. Sipas Këlliçit, plani për transportin publik falas jo vetëm është i realizueshëm, por do të ketë edhe investime për modernizimin e tij.

_“14 milionë euro në vit Erion Veliaj paguan inceneratorin te landfilli i Sharrës që nuk ekziston. Ndërkohë unë dua të paguaj 16.5 milionë një shërbim që përfiton gjithë Tirana, duke garantuar edhe 5 milionë euro të tjera për të investuar te rrjeti i autobusëve, te stacionet, dixhitalizim, modern, europian, dhe është një gjë që bëhet_”-u shpreh Këlliçi.

Kandidati i opozitës foli edhe për angazhimin tjetër të tij, uljen dhe zerimin e disa taksave dhe tarifave vendore, të cilat do të lehtësojnë jetën e bizneseve të vogla të kryeqytetit.

_“Nga ana tjetër lakun në fyt ia ka vënë biznesit të vogël. Unë kam dhënë një premtim, taksën e shkollës që ia ka vënë barrë të gjithëve do ta heq, do ta bëj zero, sepse nga janari 2016 ka mbledhur 42 milionë euro dhe nuk ka bërë asnjë shkollë. Pretendon se ka bërë shkolla, por nuk ka bërë asnjë shkollë, i ka bërë vetëm në projekte 3D. Të lirojë trafikun në Tiranë, të heqë disa tarifa, të përgjysmojmë tarifën e pastrim gjelbërimit dhe hapësirën publike”_-u shpreh Belind Këlliçi.

Ndroqi dhe të gjitha ish-komunat do të jenë përfituese nga plani i Belind Këlliçit për fshatin, ku përfshihen subvencionet në bujqësi, kreditë e buta për fermerët apo dhe ndërtimi i tregjeve në 14 njësi administrative të Tiranës.

_“Në lidhje me fshatin, padiskutim do të ketë një vëmendje të rritur. Për çdo njësi të Tiranës, normalisht ne duhet të kemi 15 tregje, ku të shiten produktet “Made in Tirana”, që prodhohen në Tiranë. Për çdo fermer që vjen dhe shet produktin bio të fshatit në Tiranë, do të ketë zero taksë. 7 milionë euro çdo vit do të shkojnë për subvencione për fermerët. Për të gjithë ata që prodhojnë dhe i kanë prodhimet e tyre bio, ne do t`i krijojmë mundësinë t`i subvencionojmë dhe të vinë ta shesin produktin e tyre në Tiranë. Do të vëmë një fond të veçantë 3 milionë euro çdo vit, për të gjithë ata që duan të marrin kredi, që nuk ia dalin dot, do t`i financojmë interesin në bankë. Do të financojmë të gjithë ata që duan të bëjnë një biznes të ri, do ti financojmë me të paktën 10 mijë euro bizneset e reja në fshat_”-u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

I pranishëm në takimin me banorët e Ndroqit, ishte dhe kandidati për anëtar të Këshillit Bashkiak nga radhët e Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari, i cili tha se plani i Belind Këlliçit ka si synim uljen e kostove të jetesës për qytetarët.

_“Sepse plani i tij për transport publik falas është një plan serioz, i detajuar në detaje, i cili mundëson çdo familje të Tiranës të ulë koston e jetesës. Ulje taksash dhe kthimin e shërbimit të munguar qytetarëve të Tiranës  duke e kthyer nga një bashki fasadë që e ka Erion Veliaj në një bashki në shërbim të qytetarëve të saj”_-tha Brahimllari.

Gjatë takimit me banorët e Ndroqit, Belind Këlliçi shprehu besimin se në 14 maj do të marrë fund keqqeverisja e Tiranës, dhe do të nisë një etapë e re për kryeqytetin. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY