Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hyn në fuqi rritja e pagave për mjekët 5 javë para votimeve

05/04/2023
Hyn në fuqi rritja e pagave për mjekët 5 javë para votimeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kur kanë mbetur afro 5 javë nga votimet hyn në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e madhe të pagave për mjekët specialistë me +50,000 lekë si dhe rritja e pagave për pjesën tjetër të mjekëve dhe infermierëve në të gjithë sistemin shëndetësor me +7%.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu zhvilluan sot një takim me stafin mjekësor të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ku shpallën planin për rritjen e pagave të personelit shëndetësor.

“Kjo është rritja më e madhe historike e pagave. Kjo rritje pagash është pasqyra direkte e një rritje të qëndrueshme të ekonomisë. Kemi rritur me 50,000 lekë në muaj pagën për mjekët specialistë që bëhet efektive tani. Ashtu sikundër rritja me 7% për të gjithë mjekët e përgjithshëm dhe infermierët bëhet efektive tani”, tha Kryeministri Rama.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha shembuj konkretë të rritjes së pagave të mjekëve specialistë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
«Dr. Zef Delia, shef i repartit të Anestezi – Reanimacionit e ka pagën bruto aktualisht është 117,820 lekë dhe me rritjen e targetuar bëhet 167,820 lekë dhe duke përfshirë shtesën për natyrë të veçantë pune dhe rojet, paga do të jetë 228.020 lekë. Mjekët specializantë të cilët janë kuota të Ministrisë së Shëndetësisë paguhen nga shteti me 80% të pagës së mjekut specialist. Sot paga bruto e mjekëve specializantë, siç është dr. Erisilda Dedja, është 72,916 lekë dhe me rritjen e targetuar, bëhet 122,916 lekë», tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama foli për planin për rritjen e pagave të profesionistëve të shëndetit, me rritjet e targetuara që do vijojnë edhe në vitin 2024 për kategori të tjera të personelit shëndetësor, si mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.

“Ky është hapi i parë sepse në harkun midis dy prilleve, tani dhe prillit tjetër, do ta plotësojmë kuadrin. Mjekët e mjekët e përgjithsëhm do të shkojnë në 131,672 lekë dhe infermierët do të shkojnë në 87, 118 lekë. Kështu që me këtë rritje ne praktikisht shkojmë në nivelin e lartë të rajonit”, tha Kryeministri Edi Rama.

Pas rritjes me 63% të pagave për mjekët dhe infermierët nga viti 2013, këtë muaj hyn në fuqi vendimi për rritjen e madhe të pagave për mjekët specialistë me + 50,000 lekë/muaj, rritje e cila do të reflektohet në pagesën e muajit maj. Rritje page do të kenë edhe mjekët e përgjithshëm/ të familjes dhe infermierët në të gjithë sistemin shëndetësor me +7%, rritje e cila gjithashtu do të reflektohet në pagesën e muajit maj.

Do të vijohet me rritjen e targetuar të pagave në vitin 2024 edhe për kategori të tjera të personelit shëndetësor, më konkretisht, për mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët në të gjithë sistemin shëndetësor. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.