Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Me rritjen e çmimeve nga viti 2021-2022, çdo njëri prej jush merr 11 dhe jo 12 rroga e pensione në një vit

05/04/2023
Berisha: Me rritjen e çmimeve nga viti 2021-2022, çdo njëri prej jush merr 11 dhe jo 12 rroga e pensione në një vit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Berisha tha sot në Divjakë se me rritjen e çmimeve nga viti 2021-2022, çdo njëri prej jush ka humbur 430 mijë lekë.

Argumentat:

Unë nuk po hyj tani të bëj një analizë të thelluar të dallimeve, por një gjë ta dini, ne qëndrojmë gjithçka për interesat e qytetarëve. Ne bëmë gjithçka në ato 8 vite të dyfishojmë rrogat, dyfishuam pensionet, vendosëm subvencionet në bujqësi, ndërtuam një infrastrukturë nga jugu në veri, Shqipërinë e anëtarësuam në NATO.
Pra, nuk është e vërtetë se janë njëlloj të dy grupet, dallimi është shumë i madh, jashtëzakonisht i madh.

Në vitin 1992, shqiptarët kishin si të ardhura për frymë, 204 dollarë. Ishin të tretët më të varfrit e planetit pas Ugandës dhe Angolës. Me lumenjtë e djersës tuaj, me mundin tuaj, me reformat, me transparencën ne ja dolëm në vitin 2008 të kalojmë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Ne ja dolëm të kemi në vitin 2012, rrogat më të larta në rajon se të gjitha kombet e tjera, përfshirë edhe dy prej tyre që ishin anëtarë të BE-së, bullgarët dhe rumunët.

Ne ja dolëm ju të jemi të mëkëmbur, por të kemi në varfëri në largim, të jemi në një ngjitje të vërtetë. Dhe kjo çfarë solli? Kjo solli që nga 2007-2014 numri i banorëve në Divjakë, numri i banorëve në tërë Shqipërinë u rrit nga viti në vit. U shtua besimi tek shqiptarët se jeta ndërtohet dhe e ardhmja ndërtohet në Divjakë, Lushnje, në Shqipëri dhe Shqipëria pra po ecte, po ngjitej.

E kundërta, u përmbys pas konsolidimit të pushtetit të rilindjes. Erdhi një grup i cili varfëroi shqiptarët.
Tani do të mendojmë për një moment. Në 2013 thashë nuk ishim të mëkëmbur, por ne qëndronim këtu, ne lëviznim lirshëm, por popullata rritej, sepse kishte një besim, kishte një optimizëm. Kurse sot rrogat janë këto që i dini, megjithatë varfëria është e frikshme, varfëria është në rritje, ndaj dhe njerëzit ikin.
Problemi numër 1 i shqiptarëve është problemi ekonomik.

Po pse thoni ju, çfarë ndodh sot. Sepse sot nga 2013 gjer këtë vit, çmimet janë rritur nga viti në vit. Vetëm me rritjen e çmimeve nga viti 2021-2022, çdo njëri prej jush ka humbur 430 mijë lekë, sipas ekspertëve. Imagjinoni, pra ka humbur pothuajse një rrogë, në një kohë kur ai që shëtit me avion personal dhe dhomë gjumi, shëtit gjithë botën, kishte premtuar për ju rrogën e 13, pensionin e 13. Tani faktikisht merrni 11 rroga, 11 pensione, kjo është e vërteta. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

04/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.