Pasi prezantoi me ekspertët dhe përfaqësues të biznesit programin për uljen dhe reduktimin e taksave e tarifave vendore, kandidati opozitës për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, ua preznatoi këtë proram edhe qytetarëve. Gjatë ecjes në rrugën “Myslym Shyri”, Belind Këlliçi takoi dhjetra qytetarë e biznese, të cilëve u dorëzoi programin që parashikon ulje dhe zerim të disa taksave dhe tarifave vendore për biznesin e vogël dhe të mesëm. Sipas Belind Këlliçit, ky program do të ndihmojë biznesin.
“T`ju lë vetëm një kopje të programit për tarifat dhe taksat për biznesin e vogël që do t`i ulim. Një pjesë do t`i zerojmë, se s`keni pse të paguani taks për infrastrukturë shkolle nga dy herë, etj etj. Idea është që të ndihmojmë biznesin e vogël. Të gjithëve po u shkoj derë më derë, biznes për biznes. Po u hyj dhe po ua jap në dorë. Kam shpalosur ditën e djeshme programin për uljen e taksave biznesin e vogël dhe të mesëm, që janë më të persekutuarit këto vite. Kështu që po dal dhe po takoj bizneset, qytetarët”*-tha Këlliçi.
Nga ana tjetër, qytetarët kanë shprehur jo vetëm revoltën ndaj bashkisë dhe qeverisë për gjendjen e vështirë që po kalojnë, por gjithashtu kanë shprehur besimin se në 14 maj Belind Këlliçi do të jetë qytetari i parë i Tiranës.
*“Nuk është vendi jonë ky! Ndaj fëmijëve u them ikni, ikni, ikni. Por që ta thotë prindi është shumë e rëndë, të ndjekësh fëmijët nga shtëpia është shumë e rëndë”*,- tha një qytetare.
“Bëni çmos të na e hiqni këtë. Me Mençuri dhe me qytetari, ashtu do t`i fitosh. Çun i ri je, do bësh për Tiranën. Inshallah të fitosh”-u shpreh një tjetër qytetar.
Programi i paraqitur nga Belind Këlliçi synon uljen dhe zerimin e të paktën 7 taksave dhe tarifave vendore, të cilat sot janë një barrë e rëndë financiare për 41 mijë biznese të vogla dhe të mesme në kryeqytet.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/