Balliu: Paratë e buxhetit të shtetit për shërbimin ndaj Veliajt përmes kompanisë...

Balliu: Paratë e buxhetit të shtetit për shërbimin ndaj Veliajt përmes kompanisë së deputetit Kapllanaj

52
0
Shares

Partia Demokratike ngre alarmin përmes shefit të organizimit Klevis Balliu për vjedhjen e parave publike, të cilat i jepen shoqërisë “Shkëqimi 07” Shpk, në pronësi të deputetit Agron Kapllanaj, sponsor i fushatës së veglave të Ramës në Mallakastër dhe të Erion Veliajt në Tiranë, sic deklaron Balliu.

Deklarata:

Sipas Buletinit të Agjencisë së Prokurimit Publik Nr. 28, datë 27 Mars 2023, rezulton se Shkëlqimi 07 ka marrë nga Këshilli i Qarkut Vlorë tenderin me objekt: “Rikonstruksion i disa akseve të Njësisë Novoselë”, në shumën 200 milion lekë.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi ka shqyrtuar ofertat pjesëmarrëse, ka konkluduar se, oferta më e ulët duhej të skualifikohej sepse nuk plotësonte kriteret. Kur një oferët e ulët skualfikohet kjo dëshmon se tenderi është paracaktuar.

Përndryshe, nëse e marrim të mirëqenë arsyetimin e Komisionit të vlerësimit të ofertave të Këshillit të Qarkut Vlorë, që ka skualifikuar ofertën më të ulët sepse nuk plotëson kriterin për stafin dhe punonjësit, atëhere përse ky komision mbyll sytë përpara fakteve si më poshtë:

• Drejtoria e Shërbimit Memaliaj në datë 20 Mars 2023 e ka shpallur fitues Shkëlqimi 07 në tenderin me objekt: “Rikonstruksion i rrugës nga rruga nacionale deri në fshatin Anë Vjosë”, me vlerë rreth 55 milion lekë me TVSH?
• Bashkia Tiranë në datë 20 Mars 2023 e ka shpallur fitues Shkëlqimin 07 në tenderin me objekt: “Rehabilitimi i rrugëve të bllokut” me vlerë rreth 1 miliard 284 milion lekë me TVSH?
• Në datë 20.03.2023 Shkëlqimi 07 ka lidhur kontratën me Agjencia e Shërbimeve Publike Berat për tenderin me objekt: “Blerje material inerte” me vlerë rreth 60 milion lekë? Në datë 13 Mars 2023, Bashkia Kavajë e ka shpallur fitues Shkëlqimin 07 në tenderin me objekt: “Blerje çakulli”, me vlerë 138 milion lekë me TVSH?
• Në datë 02.02.2023 Shkëlqimi 07 ka lidhur kontratë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për tenderin me objekt: “Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, rajoni 4”, duke i dhënë kësaj shoqërie një shtesë kontrate, në vlerën 1 miliard e 40 milion lekë, pra duke e çuar vlerën totale të kësaj kontrate në rreth 6 miliard e 240 milion lekë me TVSH?
• Në datë 10.02.2023 Shkëlqimi 07 ka lidhur kontratën me Bashkia Vlorë, për tenderin me objekt: “Rikonstruksion i rrugës së fshatit Kërkove”, me vlerë 180 milion lekë?
• Në datë 10.02.2023 Shkëlqimi 07 ka lidhur kontratën me Bashkia Selenicë, për tenderin me objekt: “Asfaltim rruge të brebndshme Kocul” me vlerë 320 milion lekë?
• Në datë 06 Mars 2023 është shpallur fitues në tenderin me objekt: “Blerje asfalti”, zhvilluar nga Agjencia e Shërbimeve Publike Berat me vlerë rreth 393 milion lekë me TVSH?

Referuar sa më sipër, me një seri kontratash nënshkruar vetëm muajin e fundit nga Shkëlqimi 07, vetëm komisioni i vlerësimit të ofertave të Këshillit të Qarkut Vlorë nuk e di që edhe kjo kompani, sikurse pretendimi për shoqërinë me ofertën me të ulët, e ka stafin teknik dhe inxhinierik të angazhuar në kontrata të tjera.
Pra, Këshilli i Qarkut Vlorë mban dy standarde në vlerësimin e ofertave pjesëmarrëse, sepse orientimi i partisë në pushtet është që tenderin ta fitojë Shkëlqimi 07.

Kjo është shkelje e haptur e barazisë në tendera dhe në vlerësimin e ofertave pjesëmarrëse.
Për më shumë ky është përdorim i tenderave dhe parave publike për qëllimë elektorale.
Partia Demokratike i bën thirje autoriteteve kontraktore, që të zbatojnë me përpikmëri ligjet, sepse herët a vonë, ligji do të zbatohet për këdo, si dhe ndëshkimi do të jetë sipas ligjit.

Partia Demokratike garanton taksapaguesit shqiptarë se, me ardhjen në pushtet, jo vetëm prokurimet abuzive, por çdo fond publik do të ri-auditohet dhe shkelësit e ligjit do të marrin dënimin e merituar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY