Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ABI MALLTEZI/ Rama shpall Vjosën Park Kombëtar, por ku është parku?

22/03/2023
ABI MALLTEZI/ Rama shpall Vjosën Park Kombëtar, por ku është parku?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Abi Malltezi

Edi Rama e shpalli me tamtáme Lumin Vjosa si Park Kombëtar. Por, para se të jetë një emër dhe dëshirë, një park Kombëtar bëhet i tillë përmes disa kriteresh të rrepta. Sipas ligjit te zonave te mbrojtura, në Park Kombëtar nuk lejohet të ketë ndotje.

Në realitet:

1. Ujërat e zeza të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit dhe Memaliajt (si edhe dhjetëra fshatra gjatë udhës) derdhen në Vjosë (0 impiant trajtimi ujërash të zeza)

2. Industria e naftës derdh mbetjet nga nxjerrja e naftës (psh Gorishti) – 0 impiant trajtimi ujërave të ndotura para se të derdhen në Vjosë.

3. Shtrati i Vjosës dëmtohet çdo ditë nga guroret breglumore, përfshi ato të vëllait të Piro Lutaj në Poçem dhe Kapllan-pallatit në Varibob mu buzë Vjosës, por këtyre nuk ua ndjen fare për ligjin se i japin ryshfet e vota Sulltanit.

4. Po me HEC-in Kalivaç dhe HEC-in Poçem, që ua dha Sulltani turqve, çfarë po bëhet? HEC-e në Park Kombëtar?

Pazaret e fshehta të Edi Ramës për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë prodhuan lajme tallëse për Shqipërinë para 6 vitesh. 228 shkencëtare nga 33 vende të Europës shkruajtën që raporti i VNM për HEC Poçem që Sulltani sapo ua kish’ firmosur një kompanie turke kish’ mbi 60% të përmbajtjes copy-paste. Asnjë përgjigje nga Rama e asnjë përgjegjësi nga shteti. Kopjacët vijuan kopjet me fasadë-qeverinë e Sulltanatit të Ramës.

Tani Sulltani deklaroi se e ka shpallur Park Kombëtar. Por, a duhen zbatuar disa rregulla, apo ç’i deshe? A duhet të ketë një debat të gjerë mes gjithe grupeve te interesit përfshi mjedisore, ekonomiste, inxhiniere, urbaniste dhe banorë, mbi strategjinë e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qendrueshëm? A duhen, fillimisht biologët, që të paguhen për të shqyrtuar speciet e rrezikuara dhe habitatet kritike dhe paraqitur hartat e rëndësisë biologjike, apo ç’e deshe?

Lumi Vjosa ka nevojë të mbrohet, por edhe të përdoret për të përmirësuar jetët e banorëve, përfshi nevojat për ujë, bujqësi e turizëm. Duhen përgatitur hartat e habitateve me rëndësi kritike që do ishin baza e zonimit të zonës së mbrojtur. Diskutimet e hapura mes gjithë të interesuarve, e jo fasada, do duhej të ishte qasja e duhur.

Ende, sot një javë pas shpalljes, ende nuk ka asnjë hartë të Parkut. Ku është Parku? Cila pjesë do mbrohet? Nuk ka as harta habitatesh kritike biologjike dhe as diskutime publike, se cilat zona duhen mbrojtur.

Website i Agjencisë se Zonave të Mbrojtura nuk ka asnjë referencë për Lumin Vjosa si Park Kombëtar. Gjeoportali i zonave të mbrojtura, jo vetëm që nuk ka Vjosën si Park, por nuk ka askund, në asnjë pjesë të lumit, asnjë habitat kritik të shënuar për t’u mbrojtur.

Mesa duket edhe Parku i Vjosës do jetë si Parku orbital i Erion Veliajt, që nuk ekziston askund në hartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.