Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këlliçi publikon skandalin tjetër me inceneratorët: 20 milionë euro nga paratë e qytetarëve të fshehura në Itali. Thirrje SPAK të gjurmojë paratë!

21/03/2023
Këlliçi publikon skandalin tjetër me inceneratorët: 20 milionë euro nga paratë e qytetarëve të fshehura në Itali. Thirrje SPAK të gjurmojë paratë!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka publikuar sot disa dokumenta që bëjnë fjalë për aferën e incenwratorëve. 20 milionë euro nga paratë e qytetarëve të fshehura në Itali. Thirrje SPAK të gjurmojë paratë, bën thirrje Këlliçi.

Deklarata:

Departamenti Amerikan i Shtetit jua thotë fjalë për fjalë: “Rrjedhja e të dhënave të informacionit në lidhje me pagat, në dhjetor 2021 dhe janar 2022,  sugjeruan se disa gazetarë dhe media të njohura morën pagesa direkte nga kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e inceneratorëve. Kompanitë e inceneratorëve ishin nën hetim për korrupsion dhe mashtrim.” Këtë e thotë DASH!

Para pak ditësh, unë personalisht, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, denoncova me fakte sesi Klodian Zoto në vitin 2021, plotësonte kërkesën e një mediaje, për më shumë para gjatë kohës së fushatës elektorale. Këto para duheshin për të mbrojtur interesat korruptive të Erion Veliajt.

Ndërsa SOT do ju them diçka më tej.
Në vitin 2017, Erion Veliaj nëpërmjet drejtorit të punëve publike në bashki, Taulant Tusha,  miratoi investimin 430 milionë euro për inceneratorin e Tiranës. Veliaj na garantoi se kompania i kishte 141 milionë euro për të kryer këtë investim. Sot bëj publike si qëndron e vërteta.

Në dt.6 dhjetor 2022 kompania e inceneratorit të Tiranës shpreh interesin për të bashkëpunuar me ETHOS Asset Management në San Diego, për të gjetur investitorë në vlerën 100 milionë euro. Pra Veliaj gënjeu. Kompania e inceneratorit nuk i ka këto para.

Dokumenti i dytë, po i datës 6 dhjetor, kompania e inceneratorit të Tiranës i bën me dije kompanisë Ethos se ka 20 milionë euro në një bankë në Itali.

Në dokumenti e tretë të datës 9 dhjetor 2022, kompania i drejtohet sërish Ethos dhe i dërgon përmbledhjen e projektit, për të cilin po kërkohen borxh 100 milionë euro. Në dokument flitet qartë që deri më sot kjo kompani ka investuar (dhe kur thonë këta investim flasin për paratë që ndajnë me njëri-tjetrin) 22 milionë euro, kur ndërkohë vetëm nga Bashkia e Tiranës i ka dhënë 53 milionë dollarë, pa përfshirë dhjetëra miliona të tjera që kanë marrë nga biznesi privat dhe bashki të tjera.

Pra, këta nuk kanë para për shkolla, cerdhe, kopshte, transport public dinjitoz, banesa sociale, por kanë para me bollëk për bashkëpunëtorët e tyre, para të cilat vetëm për skemën e inceneratorëve i kemi të faktuara që kanë përfunduar në Bullgari, Maltë, Itali, Zvicër e kudo ku këta kanë llogaritë bankare.

SPAK, informo qytetarët se ku shkojnë paratë e tyre!

SPAK, gjurmo paratë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.