Kurti shpjegon në Parlament arsyet pse pranoi planin franko-gjerman

Kurti shpjegon në Parlament arsyet pse pranoi planin franko-gjerman

58
0
Shares

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot arsyet pse e pranoi propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, gjatë fjalës së tij në Parlamentin e Kosovës.

“Duhet ta kuptojmë një gjë, nuk është e mundshme që emisarët evropianë të vijnë nga Brukseli, Parisi e Berlini e të na sjellin marrëveshjen finale. Sepse kjo do shumë proces negociator të thellë e të gjatë. Emisarët evropianë nuk na ka sjell një dokument në stilin merre ose leje, ndaj nuk kanë mundur të na sjellin propozimin për marrëveshje finale. E kanë sjell propozimin për një marrëveshje bazë”, tha Kurti.

Kurti shpreson se pranimi i një plani të tillë i hap rrugë njohjes reciproke me Serbinë.

“E dyta, ne sot kemi mosnjohje reciproke me Serbinë. Ajo që na duhet është njohja reciproke. Marrëveshje finale pa njohje reciproke s’mund të ketë. Nëse mund të thoshim diçka për atë propozimin që na është ofruar, aty paragrafët që merren janë paragrafë që i referohen njohjes. Nuk janë as vetëm dy faqe tamam, është një tekst shumë i përgjithshëm dhe i shkurtë.

Ne në këtë kuptim jemi njëmend në fillim të fillimit. Ajo që kam thënë që nga fillimi është se ky propozim është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme. Shtrohet pyetja pse unë besoj se është bazë e mirë? Deri sot Kosova nuk ka pasur propozim në të cilën janë konceptet evropiane dhe demokratike me vlerë universale. 10 vjet bisedime në Bruksel kanë qenë përbrenda asaj që mund ta quajmë ideologjia e zgjedhjes së problemeve. Unë konsideroj se një marrëveshje bazë e cila i ka vlerat universale brenda është edhe e drejtë edhe e dobishme për Kosovën”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY