Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Faqja më e zezë e dosjes McGonigal, mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri

06/02/2023
Berisha: Faqja më e zezë e dosjes McGonigal, mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot sërish rrth dosjes McGonigal Fama ndërsa tha se faqja më e zezë e dosjes McGonigal, mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri.

Berisha komentoi një intervistë të Allison tek euronews dhe dënoi sipas tij fshejen që po i bën Rama skandalit.

“Në një intervistë të gjatë, por me shumë të dhëna të ish-të dashurës së McGonigal, pas shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Allison, gishtin e vendos mbi Edi Ramën.
Ajo çka të bën përshtypje në dëshminë e saj në Euronews, është se kjo zonjë e nderuar kishte nuhatur marrëdhënie të dyshimta dhe vlerësonte si problem kryesor, marrëdhëniet errëta të partnerit të saj, me kryemafiozin Edi Rama”, tha Berisha.

Në vijim kreu i PD thotë se Allison në intervistën e saj deklaron se ishin këto marrëdhënie, që me detyruan mua, ta denoncoj partnerin e vet për veprimtari të dyshimtë.

“Ajo dispononte, siç tha, edhe fotot e shumta të Edi Ramës me McGonigal, të bëra në kryeministri, të bëra në dreka e darka në Shqipëri, por edhe në restorantet më të kushtueshme të Nju Jorkut.
Në këtë skenar me dy akte, akti shqiptar është në disa aspekte, tmerrësisht i rëndë. Sepse Edi Rama arriti të angazhojë fuqinë e FBI-së, për shkatërrimin e opozitës shqiptare.
Unë nuk di nëse McGonigal ishte agjent i rekrutuar nga rusët apo jo, dhe uroj shumë që të ketë qenë një njeri i korruptuar dhe jo njeri që ka dhënë të dhënat që dispononte, pasi kjo do kushtonte shumë e shumë jetë njerëzish, qindra e qindra vite burgje të heronjve të vërtetë, që në kushtet më të vështira punojnë për sigurinë e botës së lirë.
Por në rast të kundërt, faqja më e zezë e dosjes McGonigal, mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri.
Skenar, i cili u zhvillua në tre etapa: e para, në zyrat e McGonigal kundër Nick Muzin, që u kurorëzoi në ndjekjen penale të Lulzim Bashës dhe mbylljes së dosjes dhe marrjes peng të Bashës.
Etapa e dytë ishte sanksionimi i Sali Berishës, pasi ai nuk do pranonte kurrë që PD të bashkëqeveriste me Edi Ramën. Etapa e dytë e skenarit, pavarësisht se kishte apo jo, përfshihej apo jo në këtë aferë McGonigal, duhet të them se Yuri Kim, luajti rolin, duke shkelur çdo parim, çdo ligj dhe Kushtetutë, luajti rolin e McGonigal për shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe këtë e panë të gjithë shqiptarët.
Etapa e tretë, Edi Rama në mënyrën më kriminale nuk ndalon në veprën e tij makabër për të qeverisur pa opozitë, për të konsoliduar monizmin e tij, don të përjashtojë nga zgjedhjet e 14 majit, PD-në”, deklaroi Berisha në një konferenvë shtypi në selinë e PD. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.