Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çuçi zbardh tre vendimet e miratuara sot në Qeveri: Lëvizje me ID në Ballkanin Perëndimor

01/02/2023
Çuçi zbardh tre vendimet e miratuara sot në Qeveri: Lëvizje me ID në Ballkanin Perëndimor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në përfundimi të mbledhjes së Qeverisë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, foli për dy vendime të miratuara që lidhen me lëvizjen e lirë dhe forcimin e bashkëpunimir rajonal.

“I pari ka të bëjë me lëvizjen e lirë të shtetasve në Ballkanin Perëndimor vetëm me ID. Është një marrëveshje që është nënshkruar në Berlin në nëntorin e vitit të kaluar. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, të gjithë shtetasit e Ballkanit Perëndimor mund të vijnë dhe qarkullojnë lirshëm në Shqipëri vetëm me ID. Kjo marrëveshje është në frymën e dy nismave shumë të rëndësishme për forcimin e rajonit, dhe Ballkanit Perëndimor, të Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur”, deklaroi ministri Çuçi.

Sa i përket vendimit të dytë, lidhet me bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut për krijimin e “Task Forcave” për të adresuar luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

“Është një marrëveshje që duhet të ratifikohet në Parlamentin e Shqipërisë, kështu që sot miratuam vendimin e qeverisë. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, do të krijojmë “Task-Forca” që do të adresojnë konkretisht çështje të caktuara që lidhen me krimin e organizuar dhe që i takojnë të dy vendeve, dhe ku përcaktohen të gjitha modalitetet e këtij bashkëpunimi. Është një marrëveshje që na sjell akoma më afër me fqinjin tonë. Ne tashmë kemi një eksperiencë goxha të madhe me “task-forcat” apo me grupet e përbashkëta të hetimit dhe operacionale me vendet e Europës. Vetëm vitin që kaloi kemi pasur mbi 20 të tilla, operacione të përbashkëta me policisë partnere të Europës. Kështu që tashmë edhe me Maqedoninë e Veriut krijojmë infrastrukturën ligjore për të pasur bashkëpunime të kësaj natyre”, u shpreh ministri Çuçi.

Një vendim tjetër i miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë, ka të bëjë me miratimin e Planit të Veprimit për luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda për vitet 2023-2025, një plan-veprimi i detajuar, që është parë dhe dizenjuar me shumë kujdes, edhe në koordinim me partnerët tanë.

“Nga të rejat, në Planin e Veprimit mund të veçoja krijimin e Agjencisë për Rikuperimin e Aseteve apo për trajnimin në mënyrë të gjerë në fushën kibernetike. Eshtë një plan që besoj se do ta çojë në një stad tjetër; janë përcaktuar veprime të caktuara me afate konkrete që do të çojnë në një stad tjetër luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda”, deklaroi ministri Çuçi. r.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.