Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si shiti KESH energjinë disa herë më ulët se bursa

30/01/2023
Shqipëria përmbytet nga shirat, KESH importon 7.2 milionë euro energji
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria shqiptare po shet energjinë elektrike këto ditë 5 herë më lirë se sa shitet në bursë.

Kështu ata shesin energji me 25€ megavatin ndërkohë në bursë çmimi është 190€!

“Rama-Balluku e shesin tek sekseri i tyre me 25 euro dhe ky i fundit e shet me 190€, fitimin prej 165 euro për megavat e ndajnë sëbashku! Kjo është vjedhje e shfrenuar!”, deklaron kreu i PD, Sali Berisha në një postim ndërsa ka shpërndarë një artikull që lidhet me këtë ‘tregti’.

KESH shet me çmimi të ulët, 165 euro/mWh më lirë se Bursa Hungareze

KESH edhe një herë po shet energjinë e prodhuar me çmime deri në katërfish më të ulëta se mesatarja e shitjes në bursën hungareze. Sipas të dhënave të tenderit të fundit, energjia po shitet deri në 25 euro për megavat orë, ndërkohë që blihet deri ne 190 euro për megavat. Nëse kesh do të shiste me çmimin referencë të bursës, të ardhurat e akumuluara do të kishin zbutur faturën e vitit 2022 kur energjia u ble me çmim deri në 400 euro për megavat orë.

Situata hidrike ka favorizuar shitjen e energjisë elektrike nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare. Përgjatë muajit janar, KESH ka kryer 2 procedura shitjeje, ndërkohë që në total janë arkëtuar rreth 11.4 mln euro, teksa janë shitur 98 490 mWh energji.
Në tenderin e fundit kesh raporton mbylljen e kontratës për shitjen e 7200 megavatëve energji me çmim 97.33 euro për megavat orë, ndërsa në lotin e katërt energjia po shitet me një cmim prej 25 euro për megavat.
Krahasimisht me çfarë ndodh në bursën hungareze, referencë për vendin tonë, çmimi ka arritur mesatarisht deri në 190 euro për megavat. Në këto kushte, duke u favorizuar nga sasia e lartë e prodhimit, edhe një herë vendi ynë është duke shitur me shifra deri në katërfish më të ulëta energjinë. E njëjta situatë ndodhi edhe përgjatë muajit dhjetor ku si pasojë e reshjeve të larta, HEC-et prodhuan me kapacitet të plotë duke bërë që KESH të tenderojë me shifra shumëfish më të ulëta shitjen, ndërkohë që ka blerë energji deri në 400 euro për megavat në varësi të periudhës.

Ndonëse përgjatë muajve nëntor – dhjetor të vitit që lamë pas, nga shitja e energjisë u gjeneruan rreth 25 mln euro, nëse do të shitej me çmim burse të ardhurat do të ishin shumë herë më të kënaqshme për të zbutur kështu edhe kostot e larta të krijuara nga blerja e energjisë përgjatë vitit 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.