Edi Rama blen votat për 14 majin katër muaj para votimeve, 8...

Edi Rama blen votat për 14 majin katër muaj para votimeve, 8 miliardë lekë

67
0
Shares

Qeveria po blen zgjedhjet lokale me 8 miliardë lekë ‘në dorë’ siç thotë kryeministri Edi Rama ndërsa prezanton Pakon e Madhe.

Vetëm 4 muaj nga zgjedhjet lokale qeveria ka vendosur të shpërndajë në ditët e para të janarit 8 miliardë lekë ose rreth 70 milionë euro për 1 milionë qytetarë mes të cilëve shtresa të margjinalizuara, zyrtarë të institucioneve publike dhe grupe të tjera.

Skenari është i njëjtë si ai për zgjedhjet parlamentare të prilkit 2021 ku qeveria shpërndau me ‘lekë në dorë’ afro 130 milionë euro përfgjatë fushatës zgjedhore. As opozita e atyre ditëve, por as KQZ nuk e trajtoi këtë blerje masive votash e ndërkohë edhe vepër penale.

Të shohim çfarë do të bëjë kësaj rradhe KQZ, zyrtarët ndërkombëtarë në Tiranë dhe natyrisht edhe opozita.

Postimi i Ramës:
Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit – duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje.

Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit.

Kjo është qeveria e shumicës, jo e disave dhe faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes sonë (pa llogaritur fondet masive të Rindërtimit pas tërmetit apo të Luftës me pandeminë) është disafish më i lartë se sa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku🤝

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY