Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dy operacione antikontrabandë, 5 persona në pranga dhe miliona lekë mall i kapur

29/10/2022
Dy operacione antikontrabandë, 5 persona në pranga dhe miliona lekë mall i kapur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Finalizohen nga policia e Tiranës brenda 12 orëve, 2 operacione policore, të koduara “Free road 4” dhe “Contraband 3”, për goditjen e kontrabandës me mallra të ndryshme.

Operacioni “Free road 4”- U kap në flagrancë duke transportuar me autobus, veshje dhe mallra të tjera të kontrabanduara, vihet në pranga 41-vjeçari. Arrestohen edhe 3 pronarët e dyqaneve që do të merrnin mallrat e kontrabanduara, për t’i shitur në dyqanet e tyre.

Operacioni “Contraband 3”- Arrestohet 38-vjeçari që mbante në një ambient në pronësi të tij, 320 shishe me pije alkoolike, të kontrabanduara.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar brenda 12 orëve, 2 operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar në total, 5 shtetas.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Free road 4” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. S., 41 vjeç, banues në Fier;

– Y. D., 47 vjeç, I. Q., 46 vjeçe dhe E. D., 30 vjeçe, të tre banues në Fier, administratorë të tre subjekteve tregtare.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të TEG-ut, kanë lokalizuar dhe ndaluar autobusin me drejtues shtetasin A. S. Gjatë kontrollit në autobus, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat do t’i merrnin shtetasit Y. D., I. Q., dhe E. D., me qëllim shitjen në aktivitetet tregtare përkatëse.
——
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Contraband 3” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Xh. T., 38 vjeç, banues në Zall Herr. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, në Babrru, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 320 shishe me pije alkoolike, që dyshohen se janë kontrabanduar në vendin tonë. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dëshmitari për vrasjen në hotel ‘Principote’, ka edhe një tjetër të plagosur me thikë. Luis Varela jetonte në Francë. I thanë të mos vinte në Shqipëri

22/08/2026
“PD është kundër shtetit bektashi. Rama do krijojë monedhën Ed”

“PD është kundër shtetit bektashi. Rama do krijojë monedhën Ed”

22/08/2026
Ngjarje e rëndë në Greqi/ Po hanin drekë, shqiptari vret shqiptarin në sy të fëmijëve

Greqi, arrestohet 60-vjeçari shqiptar pas 12 vjetësh, kërkohej nga Interpol për mashtrim

22/08/2026
Sulmi më i rëndë rus në Ukrainë, të paktën 18 të vrarë dhe mbi 130 të plagosur

Sulmi më i rëndë rus në Ukrainë, të paktën 18 të vrarë dhe mbi 130 të plagosur

22/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dëshmitari për vrasjen në hotel ‘Principote’, ka edhe një tjetër të plagosur me thikë. Luis Varela jetonte në Francë. I thanë të mos vinte në Shqipëri

22/08/2026
“PD është kundër shtetit bektashi. Rama do krijojë monedhën Ed”

“PD është kundër shtetit bektashi. Rama do krijojë monedhën Ed”

22/08/2026
Ngjarje e rëndë në Greqi/ Po hanin drekë, shqiptari vret shqiptarin në sy të fëmijëve

Greqi, arrestohet 60-vjeçari shqiptar pas 12 vjetësh, kërkohej nga Interpol për mashtrim

22/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.