Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Krastë, 2 vëllezërit rrëmbyen galerinë, dinamit dhe kompani jashtë standarteve, në pranga edhe administratorë

26/10/2022
Krastë, 2 vëllezërit rrëmbyen galerinë, dinamit dhe kompani jashtë standarteve, në pranga edhe administratorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është zhvilluar nga policia e Dibrës operacioni “Toka e artë”, në kuadër të të cilit janë goditur raste të shfrytëzimit të minierave, në mënyrë të paligjshme, të magazinimit dhe tregtimit të lëndëve plasëse, të fshehjes së të ardhurave dhe të punësimit të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: B. K., 25 vjeç dhe D. K., 21 vjeç (person me precedent të mëparshëm kriminal, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në Krastë, përvetësues dhe shfrytëzues, në mënyrë të paligjshme, të një miniere në Batër, Krastë.

Këta shtetas u arrestuan për veprat penale “Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municoneve”.

Dy vëllezërit kishin përvetësuar një galeri në Batër dhe vazhdonin të kryenin punime, me qëllim nxjerrjen dhe shfrytëzimin e materialit minerar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në galeri janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 kallëpe me lëndë plasëse dinamit (me peshë 8 kg) dhe 15 kapsolla elektrike.

Gjithashtu, është arrestuar shtetasi H. B., 38 vjeç (minator/zjarrmëtar), punonjës në galerinë e përvetësuar nga dy vëllezërit, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Në vijim të operacionit janë arrestuar dhe shtetasit:

I. L., 34 vjeç, banues në Krastë, administrator i një subjekti për përdorim dhe tregtim të lëndëve plasëse, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi në subjektin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 1 ton e 56 kilogramë lëndë plasëse dinamit dhe 2275 kapsolla elektrike; shtetasi E. L., 33 vjeç, me detyrë minator/zjarrmëtar në këtë subjekt;

K. L., 48 vjeç, banues në Krastë, administrator i një subjekti për përdorim dhe tregtim të lëndëve plasëse, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, pasi në subjektin e tij janë sekuestruar 96 kg lëndë plasëse dhe 1525 kapsolla elektrike.

Gjithsej janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 ton e 162 kilogramë lëndë plasëse dhe 3815 kapsolla elektrike dhe janë vënë në pranga 6 shtetas.

Administratorët e të dy subjekteve për përdorimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse, njëri prej tyre edhe drejtues teknik i subjektit të tij, konkretisht shtetasi K. L., tregtonin lëndë plasëse në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat e përdorimit dhe të tregtimit të lëndëve plasëse.

Në bazë të VKM-së nr. 313, të datës 15.04.2015, Policia mori vendim për revokimin e autorizimit të depove për magazinimin dhe transferimin e lëndëve plasëse për subjektet e mësipërme. Gjithashu, i është dërguar shkresë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, për heqjen e licencave të subjekteve të mësipërme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Njëkohësisht, ndaj këtyre dy subjekteve të konstatuara në paligjshmëri me lëndët plasëse po vijojnë hetimet për mënyrën e pajisjes me licencë nga organet përkatëse, për hetimin e ngjarjeve të ndodhura me lëndë eksplozive më parë, në qarkun e Dibrës, si dhe në bashkëpunim me qarqet e tjera, për të parë nese këto subjekte kanë ushtruar veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndës plasëse, personave të paautorizuar nga ligji. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dëshmitari për vrasjen në hotel ‘Principote’, ka edhe një tjetër të plagosur me thikë. Luis Varela jetonte në Francë. I thanë të mos vinte në Shqipëri

22/08/2026
“PD është kundër shtetit bektashi. Rama do krijojë monedhën Ed”

“PD është kundër shtetit bektashi. Rama do krijojë monedhën Ed”

22/08/2026
Ngjarje e rëndë në Greqi/ Po hanin drekë, shqiptari vret shqiptarin në sy të fëmijëve

Greqi, arrestohet 60-vjeçari shqiptar pas 12 vjetësh, kërkohej nga Interpol për mashtrim

22/08/2026
Sulmi më i rëndë rus në Ukrainë, të paktën 18 të vrarë dhe mbi 130 të plagosur

Sulmi më i rëndë rus në Ukrainë, të paktën 18 të vrarë dhe mbi 130 të plagosur

22/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dëshmitari për vrasjen në hotel ‘Principote’, ka edhe një tjetër të plagosur me thikë. Luis Varela jetonte në Francë. I thanë të mos vinte në Shqipëri

22/08/2026
“PD është kundër shtetit bektashi. Rama do krijojë monedhën Ed”

“PD është kundër shtetit bektashi. Rama do krijojë monedhën Ed”

22/08/2026
Ngjarje e rëndë në Greqi/ Po hanin drekë, shqiptari vret shqiptarin në sy të fëmijëve

Greqi, arrestohet 60-vjeçari shqiptar pas 12 vjetësh, kërkohej nga Interpol për mashtrim

22/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.