Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ardian Çela i fshihet SPAK, nuk paraqitet në seancë, Këlliçi fiton gjyqin e gjashtë

24/10/2022
Ardian Çela brumbulli mashtrues i OSHEE-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti Belind Këlliçi merr pafajësi 16 muaj pasi Ardian Çela, administratori i OSHEE, e paditi për shpifje gjatë fushatës zgjedhore prill 2021. “Akuza ra. Ky është triumfi i fjalës së lirë, i qëndrimit dhe besimit të palëkundur tek e vërteta”.

Deklaratë e deputetit Belind Këlliçi pas seancës së fundit gjyqsore në SPAK:

Sot, pas pothuaj 16 muajsh merr fund saga e kallëzimeve penale ndaj një deputeti të opozitës, ndaj meje në rastin konkret, për deklaratat publike që unë kam bërë vitin e kaluar në lidhje me masakrën zgjedhore të ndodhur në prill të vitit të kaluar me vjedhjen e zgjedhjeve dhe më konkretisht me rastin e qarkut e Durrësit ku operacioni i vjedhjes së zgjedhjeve ka funksionuar në mënyrë perfekte.

Vetëm në javën e fundit të zgjedhjeve janë disbursuar 6 milion dollar nga fondet e rindërtimit dhe ku ka pasur me qindra raste të denoncimit të fenomentit të shit-blerjes së votës.

Sot ka qënë vendimi i fundit ku më është dhënë pafajsia në lidhje me një akuzë të ngritur nga viktima akuzuese, baroni i OSHEE, Ardian Çela, të cilin e kam pritur në çdo seancë ta kem përballë, t’ja them sërish përballë të gjitha ato që kam thënë në deklarata publike nga selia e Partisë Demokartike, në lidhje me vjedhjen e zgjedhjeve në prill të vitit 2021.

Për këtë çështje kam pasur mbi 10 kallëzime penale të adresuara të gjitha në SPAK dhe ky është vendimi më i fundit nga i cili unë kam marrë pafajsinë dhe të gjitha akuzat e ngrituara janë rëzuar në gjyakatë dhe kam marrë pafajsinë.

Kjo tregon që akuzat e ngritura dhe kallëzimet penale të bëra në muajin mars dhe prill të vitit të kaluar për krimet zgjedhore që kanë ndodhur në qarkun e Durrësit qëndrojnë dhe kjo tregon se Edi Rama në prill të vitit 2021 i ka vjedhur zgjedhjet dhe këtë e di sot çdo shqiptar, i madh dhe i vogël.

Kisha dashur që baronin e OSHEE që tentoi të ishte dhe baroni i SPAK-ut, por ëshët banoni i vjedhjes së zgjedhjeve në Durrës, ta kisha sërish përballë sot për t’ja thënë në sy të gjitha akuzat dhe për ta dëgjuar dhe ai vendimin.

Jam i bindur që me këtë tentativë që pati për t’i mbyllur gojën opozitës për 16 muaj, jo vetëm që nuk ja ka dalë dot qeveria e Edi Ramës dhe ushtarët e tij, drejtorët e enteve më të korrupruara siç është OSHEE dhe më problematike, që në fakt po lënë qytetarët çdo ditë e më shumë pa drita, po keqmenaxhojnë fondet publike dhe po vjedhin me tendera.

Në fakt ju keni parë gjatë gjithë seancave që unë kam ardhur këtu, që tentativa për të intimiduar deputetët e opozitës ka qenë konstante, por nga ana tjetër ne dhe unë po bëjmë detyrën tonë. Po ngremë zërin për padrejtësi që i bëhën çdo ditë qytetarëve shqiptarë dhe imagjinoni kur çohet një deputet 10 herë në SPAK, me 10 padi të ndryshme për një deklaratë dhe kur intimidohen deputetët, imagjinoni çfarë intimidimi ndodh me qytetarin e zakonshëm që sot është më i varfër se kurrë, më i poshtëruar se kurrë dhe të vetëm zgjidhje kanë largimin nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

19/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.