Mbahet festivali i rërës në Velipojë, piktura prej rëre në plazhin e...

Mbahet festivali i rërës në Velipojë, piktura prej rëre në plazhin e pafund

64
0
Shares

U zhvillua për herë të parë “LAS Festival” në plazhin e Velipojës ku morën pjesë artistë ndërkombëtarë që performuan me krijimin e objekteve në rërë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga ky festival duke uruar një fundjavë të mbarë me shpirtin artistik edhe në rërë të Velipojës.

Qëllimi i këtij eventi është promovimi dhe rigjallërimi i plazhit të Velipojës që synon të afrojë sa më shumë turistë nga vende të ndryshme duke e shndërruar atë në një atraksion në rritje.

Gjithashtu, ky festival ka si synim shkëmbimin e vlerave kulturore, artistike në hapësirat kombëtare dhe ndërkombëtare, nëpërmjet përfshirjes së artistëve të shumtë, duke ndihmuar dhe në bashkëveprimin mes brezave.

“LAS Festival” i cili ka nisur me datë 24 gusht dhe që vijon edhe sot u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY