Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lirohet nga burgu Ajas Sylejmani, goditi me makinë një familje bashkë me fëmijën në karrocë

29/06/2022
Foto nga aksidenti në Tiranë, si i la në rrugë të aksidentuarit drejtuesi i veturës luksoze
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ajas Sylejmani la qelinë e burgut sot pas një vendimi të gjykatës ë Tiranës për lënien e tij në arrest shtëpiak.

Sylejamni ishte arrestuar pas një aksidenti të rëndë me makinë kur goditi në vija të bardha një familje, një cift bashkë me fëmijën e tyre në karrocë.

Aksidenti ndodhi në rrugën e “Kavajës” ndërsa Arjan dhe Vilma Konomi, po kalonin rrugën bashkë me karrocën në të cilën ndodhej foshnja e tyre, kur makina “G-Class”, e drejtuar nga Ajas Sulejmani vjen me shpejtësi skëterre dhe në shkelje të të gjitha ligjeve të qarkullimit rrugor, duke përplasur familjen 3 anëtarëshe.

Fatmirësisht vetëm 1 sekondë para aksidentit nëna shtyn karrocën e foshnjës që mos përplasej nga mjeti i drejtuar nga “kamikazi” i rrugëve.

Sulejmani nuk është një emër i panjohur, jo vetëm për shkakun se kërkohej nga Britania ku akuzohet për trafik droge, por ai , është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Njoftimi i policisë, ditën e aksidentit:

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, ju informojmë se:

Pas një pune intensive hetimore, u bë i mundur lokalizimi i shtetasit A. S., në një spital privat, dhe më pas shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe arrestimi i tij.

Drejtuesi i automjetit me targa të huaja, shtetasi me iniciale A. S., 39 vjeç, i dyshuar si autori që shkaktoi aksidentin me këmbësorët, në Rrugën e Kavajës, është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar disa herë, me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit.

Po ky shtetas  është shoqëror tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Babë e bir tregojnë në polici si e vranë elektriçistin e OSHEE-së

Korenti i merr jetën 40-vjeçarit, elektricisti në gjendje të rëndë

29/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Rama anashkalon goditjen që i dha Veliaj nga qelia, reagon Kryeministria: Veliaj është kryetar

29/08/2026
Ogerta Manastirliu, kandidate për Bashkinë e Tiranës. Rama deklaron shkarkimin e Veliajt dhe zgjedhjet e parakohshme

Rama mbledh deputetët e Tiranës në një drekë pune, në fokus strategjia e PS-së për zgjedhjet vendore

29/08/2026
Tragjike në Vlorë/ 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri në hotel ndërron jetë në Turqi

Tragjike në Vlorë/ 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri në hotel ndërron jetë në Turqi

29/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Babë e bir tregojnë në polici si e vranë elektriçistin e OSHEE-së

Korenti i merr jetën 40-vjeçarit, elektricisti në gjendje të rëndë

29/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Rama anashkalon goditjen që i dha Veliaj nga qelia, reagon Kryeministria: Veliaj është kryetar

29/08/2026
Ogerta Manastirliu, kandidate për Bashkinë e Tiranës. Rama deklaron shkarkimin e Veliajt dhe zgjedhjet e parakohshme

Rama mbledh deputetët e Tiranës në një drekë pune, në fokus strategjia e PS-së për zgjedhjet vendore

29/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.