Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TIRANË/ Punishte armësh në Kodër Mëzes, cili është arsenali që është zbuluar

16/06/2022
TIRANË/ Punishte armësh në Kodër Mëzes, cili është arsenali që është zbuluar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, pjesë silenciatori dhe pjesë të ndryshme armësh.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Drejtues i Parë Lorenc Panganika, në konferencë për shtyp për finalizimin e operacionit policor të koduar “Silent”, i zhvilluar nga Sektori kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i të cilit u sekuestruan arsenal armësh, municione luftarake, si dhe u zbulua dhe u shkatërrua një punishte që shërbente për modifikimin e armëve të zjarrit, silenciator dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Deklarata e Panganikës:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Silent”, në kuadër të të cilit është zbuluar një bazë ku prodhoheshin silenciatorë dhe modifikoheshin armët e zjarrit. Si rezultat janë sekuestruar arsenal armësh të llojeve pistoletë e kallashnikov, silenciatorë, municion luftarak, pjesë të ndryshme armësh etj.

Në datën 15.06.2022, mbi bazën e informacioneve policore, nga Sektori kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se në një banesë në rrugën “Shaqir Shima”, në Kodër Mëzez, ushtrohej aktivitet kriminal për prodhimin, shitjen dhe tregtimin e armëve të zjarrit, u organizua puna dhe u finalizua me sukeses operacioni policor i koduar “Silent”, gjatë të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

1. Ervis Bakalli, 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ’’Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim;

2. Dorian Kalo, 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ’’Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

Pas verifikimeve të informacioneve policore, në datën 15.06.2022 u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Ervis Bakalli, në rrugën “Shaqir Shima”, në Kodër Mëzez. Në një ambient brenda rrethimit të banesës së këtij shtetasi, të përshtatur si punishte, u konstatuan makineri si: torno, freza dhe vegla të tjera pune që shërbenin për prodhimin dhe modifikimin e pjesëve/mekanizmave të armëve të zjarrit, si dhe për prodhimin e silenciatorëve të armëve.

Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në këtë ambient janë gjetur duke punuar shtetasit Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo, të cilët u arrestuan në flagrancë.

Gjatë kontrollit të ambienteve të punishtes dhe ambientit përpara rrethimit të banesës së shtetasit Ervis Bakalli, ku ishte i parkuar dhe automjeti në përdorim nga ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

8 armë zjarri të llojit pistoletë, 3 armë zjarri automatike, 4 zhurmues si ato të armëve të zjarrit pistoletë, silenciatorë, pjesë të ndyshme armësh, një thikë, makineria që shërbente për prodhimin dhe modifikimin e pjesëve të armëve të zjarrit, municion luftarak dhe sende të tjera prej metali që përdoren për modifikimin dhe prodhimin e silenciatorëve të armëve të zjarrit, valixhe me pjesë armësh për modifikim, një sasi parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Të gjitha armët dhe sendet e tjera të sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të vërtetuar nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Theksojmë se aksesorët për modifikimin e armëve dhe silenciatorëve vijnë në rrugë ilegale, nga jashtë vendit.

Strukturat hetimore të Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal që cënon rëndë rendin dhe sigurinë publike dhe sigurinë e jetës së qytetarëve.

Po punohet intensivisht, në bashkëpunim dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të zbardhur këtë aktivitet kriminal, pasi nga hetimet e deritanishme dyshohet se këto armë bliheshin nga persona me precedent të theksuar kriminal, anëtarë të grupeve kriminale, me qëllim kryerjen e veprave të rënda penale kundër personit. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Julia Emiri,  kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

Julia Emiri, kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

02/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

BKH arreston në Durrës Adi Çobo Bazholin, i kërkuar në kuadër të dosjes “Ura”

01/07/2026
Protestuesit bëjnë thirrje: “Nesër në orën 10:00 të gjithë te Kuvendi”

Protestuesit bëjnë thirrje: “Nesër në orën 10:00 të gjithë te Kuvendi”

01/07/2026
DITA 32/ Protestuesit para Kryeministrisë, i sjellin bustin para zyrës

DITA 32/ Protestuesit para Kryeministrisë, i sjellin bustin para zyrës

01/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Julia Emiri,  kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

Julia Emiri, kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

02/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

BKH arreston në Durrës Adi Çobo Bazholin, i kërkuar në kuadër të dosjes “Ura”

01/07/2026
Protestuesit bëjnë thirrje: “Nesër në orën 10:00 të gjithë te Kuvendi”

Protestuesit bëjnë thirrje: “Nesër në orën 10:00 të gjithë te Kuvendi”

01/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.