Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasadori Ferit Hoxha, debat të ashpër me delegacionin rus në Këshillin e Sigurimit: Mos përmend Ramush Haradinaj, ai nuk u fsheh por shkoi vetë para drejtësisë

14/06/2022
Ambasadori Ferit Hoxha, debat të ashpër me delegacionin rus në Këshillin e Sigurimit: Mos përmend Ramush Haradinaj, ai nuk u fsheh por shkoi vetë para drejtësisë
Share on FacebookShare on Whatsapp
Nga Ruben Avxhiu

Në seancën e sotme në Këshillin e Sigurimit për institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe mekanizmit të gjykatave kundër krimeve të luftës, Shqipëria kishte shumë për të thënë.

Ambasadori Ferit Hoxha solli shembullin e luftërave në ish-Jugosllavi si shembull i nevojës për institucione që ndëshkojnë kriminelët e luftës.Ai bëri thirrje që puna e drejtësisë të vazhdojë dhe të mos ketë afate skadimi, por nënvizoi edhe një pikë tjetër. Veprimi i drejtësisë ndaj krimeve të luftës nuk do të ketë sukses, nëse vazhdohet me glorifikimin e kriminelëve, kur udhëheqës politikë përpiqen të manipulojnë historinë dhe të pretendojnë se krimet madhore në vende si Vukovar, Srebrenicë, Reçak etj nuk kanë ndodhur.Në fund, duke iu përgjigjur aludimeve nga pala ruse për përfshirje të Shqipërisë dhe shqiptarëve në krime lufte, ai tha se kjo ishte një “ovërdozë e një fantazie të sëmurë”.“Kjo që dëgjuat për vendin tim”, tha Ambasadori Hoxha, “ka po aq besueshmëri sa ato që dëgjuat po nga ky delegacion se si ‘në Ukrainë nuk ka luftë’ apo se ‘ukrainasit po vrasin veten’”.Ai i tha delegacionit rus që të mos e zinte në gojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Hardinajn sepse ai u gjykua dy herë tashmë dhe të dy herët është shpallur i pafajshëm.“Ai nuk u fsheh, nuk u arratis, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, dhe iu dorëzua vetë drejtësisë, u përball me faktet, fitoi dhe tani është i lirë.”“A do ta bëjnë të njëjtën gjë, ushtarët dhe politikanët rusë të akuzuar për krimin e agresionit dhe krime të tjerë serioze?”, tha Ambasadori Ferit Hoxha.Mesiguri akuzat ruse kishin të bënin me tymnajën për “shtëpinë e verdhë” në Shqipëri dhe të tjera maskarada të përfshira në raportin famëkeq të Dick Marty-t.Gjykata për Krimet e Luftës në Jugosllavi ka kryer hetime të gjera në Shqipëri, tha ambasadori. “Hetime në mënyrë të lirë, të hapur dhe nuk gjeti asgjë. As atëhere, as më vonë, e asnjëherë, për arsyen e thjeshtë se ato akuza ishin pa asnjë bazë. Faleminderit!”

e sotme në Këshillin e Sigurimit për institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe mekanizmit të gjykatave kundër krimeve të luftës, Shqipëria kishte shumë për të thënë.Ambasadori Ferit Hoxha solli shembullin e luftërave në ish-Jugosllavi si shembull i nevojës për institucione që ndëshkojnë kriminelët e luftës.Ai bëri thirrje që puna e drejtësisë të vazhdojë dhe të mos ketë afate skadimi, por nënvizoi edhe një pikë tjetër. Veprimi i drejtësisë ndaj krimeve të luftës nuk do të ketë sukses, nëse vazhdohet me glorifikimin e kriminelëve, kur udhëheqës politikë përpiqen të manipulojnë historinë dhe të pretendojnë se krimet madhore në vende si Vukovar, Srebrenicë, Reçak etj nuk kanë ndodhur.Në fund, duke iu përgjigjur aludimeve nga pala ruse për përfshirje të Shqipërisë dhe shqiptarëve në krime lufte, ai tha se kjo ishte një “ovërdozë e një fantazie të sëmurë”.“Kjo që dëgjuat për vendin tim”, tha Ambasadori Hoxha, “ka po aq besueshmëri sa ato që dëgjuat po nga ky delegacion se si ‘në Ukrainë nuk ka luftë’ apo se ‘ukrainasit po vrasin veten’”.Ai i tha delegacionit rus që të mos e zinte në gojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Hardinajn sepse ai u gjykua dy herë tashmë dhe të dy herët është shpallur i pafajshëm.“Ai nuk u fsheh, nuk u arratis, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, dhe iu dorëzua vetë drejtësisë, u përball me faktet, fitoi dhe tani është i lirë.”“A do ta bëjnë të njëjtën gjë, ushtarët dhe politikanët rusë të akuzuar për krimin e agresionit dhe krime të tjerë serioze?”, tha Ambasadori Ferit Hoxha.Mesiguri akuzat ruse kishin të bënin me tymnajën për “shtëpinë e verdhë” në Shqipëri dhe të tjera maskarada të përfshira në raportin famëkeq të Dick Marty-t.Gjykata për Krimet e Luftës në Jugosllavi ka kryer hetime të gjera në Shqipëri, tha ambasadori. “Hetime në mënyrë të lirë, të hapur dhe nuk gjeti asgjë. As atëhere, as më vonë, e asnjëherë, për arsyen e thjeshtë se ato akuza ishin pa asnjë bazë. Faleminderit!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DETAJET/ Vau i Dejës, humb jetën edhe elektricisti

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.