Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Borisov për arrestimin: Ishte brutal dhe i neveritshëm, jemi kthyer në komunizëm

19/03/2022
Zbardhet akuza për ish kryeministrin bullgar. A arrestua të enjten
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, u lira një ditë pas arrestimit të tij që ndodhi më 18 mars, nën dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian.

Borisov, 62 vjeç, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare të qendrës së djathtë ‘GERB’ dhe disa anëtarë të tjerë të partisë së tij u arrestuan më 17 mars në lidhje me hetimet për keqpërdorimin e fondeve të ndihmës së Bashkimit Evropian. “Ata erdhën në shtëpinë time ndërsa ne ishim duke darkuar”, tha Borisov pas lirimit.

Borisov tha për mediat se gjatë kontrollit të shtëpisë, autoritetet “nuk gjetën asgjë dhe kur mendova se po largoheshin, më thanë: “Duhet të të arrestojmë,” shtoi ai.

“Ishte brutale dhe e neveritshme. Jemi kthyer në kohën e komunizmit”, u shpreh ai.

Borisov tha se nuk ishte i akuzuar. Prokurorët nuk kanë komentuar ende për rezultatin e ndalimit të tij.

Qindra mbështetës të ish-kryeministrit Borisov protestuan në qendër të Sofjes kundër arrestimit mëngjesin e 17 marsit.

“Askush nuk është mbi ligjin!”, shkroi në Facebook, kryeministri i ri i Bullgarisë Kiril Petkov më 17 mars.

Partia Kundër Korrupsionit e sapoformuar e kryeministrit Petkov fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari vitin e kaluar me një platformë “zero tolerancë për korrupsionin”.

Arrestimet erdhën pas një vizite në Sofje më 16-17 mars nga ana e kryeprokurores evropiane Laura Koevesi.

Ajo vlerësoi “vendosmërinë, udhëheqjen dhe vizionin bindës të Petkov për luftën kundër korrupsionit”.

“Tani është koha që autoritetet përkatëse bullgare të bashkohen me ne, duke përfshirë rastet veçanërisht të ndjeshme”, tha Koevesi.

“Kjo është arsyeja pse ne ekzistojmë, kjo është arsyeja pse jemi këtu,” tha Koevesi, duke shtuar se prokurorët evropianë kanë hapur 120 hetime për mashtrime që përfshijnë paratë e BE-së në lidhje me tenderët publikë, subvencionet bujqësore, ndërtimet dhe fondet e rimëkëmbjes së pandemisë së koronavirusit.

Borisov është akuzuar për korrupsion disa herë në të kaluarën, por ka mohuar çdo keqpërdorim. /REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

ALARMI/ Shqiptarët hanë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj palme dhe qumësht me toksina

Shqiptarët, 3 herë më shumë shpenzime për ushqime se sa evropianët e BE

01/09/2026
Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

01/09/2026
Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

01/09/2026
DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ALARMI/ Shqiptarët hanë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj palme dhe qumësht me toksina

Shqiptarët, 3 herë më shumë shpenzime për ushqime se sa evropianët e BE

01/09/2026
Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

01/09/2026
Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.