Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kapet shtëpia e barit në Tiranë, sekuestrohen mijëra euro dhe paund, 2 në pranga, mes tyre nipi i Shullazit

15/02/2022
Bie në pranga shitësi i ‘të bardhës’, mbulonte zonën e ‘Don Boskos’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërveprimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Zbulohet një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me llamba, si dhe goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas, mes te cileve Leonardo Zela, nipi i Emiljano Shullazit, sekuestrohen një shumë e madhe parash, pajisje për kultivimin e kanabisit, bimë dhe lëndë narkotike, radio si të policisë dhe sende të tjera.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas në pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndërveprimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 38 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas u kap brenda në banesën e tij, të cilën e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., janë gjetur dhe sekuestruar vazo me fidanë kanabis të kultivuara në to, 31 llamba elektrike, një sasi rreth 140 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila ishte e ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme, një radio si ato që përdoren nga Policia, një bllokues valësh dhe një detektor për kërkimin e GPS.

Operacioni ka vijuar për goditjen e veprimtarisë së shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Leonardo Zela, 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në zonën e ish-Parkut. Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, 4 kavanozë qelqi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një peshore elektronike, një përforcues grushti, sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe shumat 11150 euro dhe 11.000 paund.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.