Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputetja Ermonela Felaj në konflikt interesi, e përfshirë në vendimarrje për inceneratorët

11/02/2022
Tabaku paralajmëron padi për zyrtarët e lartë që do dëshmonin për inceneratorët. Lista
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputerja Jorida Tabaku zbulon shkresën ku konstatohet se deputetja socialiste Ermonela Felaj është e përfshirë në procedurën e koncesionit të inceneratorit të Tiranës pasi ka qenë miratuese e një prej fazave.

Debati me Felaj në komision:

Jorida Tabaku: Dua t’i kërkoj të pranishmëve këtu nëse ndonjëri nga të pranishmit e opozitës ose të maxhorancës ka konflikt interesi në çështjen e inceneratorit të Tiranës?  Në qoftë se dikush nga të pranishmit këtu ka një konflikt interesi, është përfshirë në vendimmarrje për inceneratorin e Tiranës unë do t’i kërkoj që të mos marrë pjesë në diskutime ashtu siç e kërkon ligji për konfliktin e interesit. T’i deklarojmë konfliktet e interesit që në fillim të mbledhjes.
Ermonela Felaj: Nuk e di çfarë kuptoni ju me konflikt interesi në fakt?
Jorida Tabaku: A jeni përfshirë në vendimmarrje ju?
Ermonela Felaj: Në rastin konkret, se ju jeni kallëzuese dhe po hetoni. Dini ndonjë rast ku ai që kallëzon edhe heton edhe jep vendimin e dënimit? Ma thoni! Nëse nuk është ky konflikt interesi, atëherë gjejeni tjetër kund.
Jorida Tabaku: Konflikti i interesit është a ka ndonjëri nga ne të përfshirë në vendimmarrjen e inceneratorit të Tiranës?
Ermonela Felaj: Përpara se të  ma drejtosh mua këtë pyetje duhet t’ia drejtoni vetes sepse keni bërë kallëzim për këtë çështje.  Kështu që konflikti i interesit në këtë çast ashtu siç e kuptoni ju nuk ekziston.
Jorida Tabaku: Sjell edhe nje here ne vëmendje konfliktin e interesit një shkresë të znj. Ermonela Felaj të përfshirë në procedurën e koncesionit të Tiranës që ka qenë miratuese e një prej fazave. Për këtë arsye dua që të jemi të gjithë të qartë që askush nuk ka pasur vendimmarrje në inceneratorin e Tiranës. Është një lloj konflikti tjetër interesi nga ai i kallëzuesit. Ne nuk kemi qenë palë në procesin e miratimit dhe dhënies me koncesion. Dhe ky është një shqetësim i drejtë. Kush është jurist besoj se duhet ta kuptojë më mirë se në që jemi thjesht ligjvënës dhe nuk jemi profesion jurist dhe besoj se është një kërkesë e drejtë sipas ligjit.
Jorida Tabaku: Ju gjykoni se jeni në rregull?
Ermonela Felaj (heshtje)
Jorida Tabaku: Ok! a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.