Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

NYP: Blinken, gabime të tmerrshme me Shqipërinë

07/02/2022
NYP: Blinken, gabime të tmerrshme me Shqipërinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazeta amerikane ‘New York Post‘ përmes një analize akuzon Antony Blinken për ndërhyrje në Shqipëri, duke iu referuar këtu shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Sikur Sekretari i Shtetit Antony Blinken të mos ishte përfshirë mjaftueshëm në debate të huaja, ai tani akuzohet për ndërhyrje në zgjedhjet shqiptare në emër të financierit miliarder George Soros dhe si rezultat është paditur për shpifje në një gjykatë ndërkombëtare”, thuhet në nisje të shkrimit.

Shkrini i pubkikuar në NYP:

Një nga veprimet e të Blinken pas marrjes së detyrës, ishte shpallja non grata e ish-presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, aleati i Presidentëve H.W. dhe W. Bush, dhe një kundërshtar i zëshëm i Soros dhe Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur, i cili ka shtyrë “reformën” gjyqësore dhe zgjedhore në Shqipëri.

Në një deklaratë zyrtare dhe një postim shoqërues në Tëitter prillin e kaluar, Blinken pretendoi se Berisha është “i korruptuar” dhe se kishte “minuar demokracinë në Shqipëri” dhe e ndaloi atë, gruan dhe dy fëmijët e tij të hynin në SHBA.

Berisha i mohon me forcë akuzat, duke thënë se është i indinjuar që Blinken nuk ka dhënë kurrë asnjë provë. Ai pretendon se qeveria amerikane po përpiqet të mbështesë qeverinë shqiptare socialiste të kryeministrit aleat të Soros, Edi Rama dhe ka nisur një aksion shpifjeje kundër sekretarit në një gjykatë në Paris. Vitin e kaluar, gjykata korrektuese e Parisit ra dakord të dëgjonte rastin e tij.

“Asnjëherë në jetën time nuk jam akuzuar nga një person apo një institucion për korrupsion”, tha Berisha në telefon nga kryeqyteti shqiptar, Tirana. “E kundërta ishte e vërtetë. Kam punuar shumë ngushtë me qeverinë amerikane në luftën kundër korrupsionit.”

Problemi me Sorosin

Ai thotë se sanksionet janë hakmarrje për përpjekjen e tij për ta shpallur Sorosin “persona non grata” në Shqipëri, pasi u shqetësua për ndikimin keqdashës të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur të Soros në vendin e tij.

“Unë kurrë nuk kam pasur një problem personal me George Soros. Problemi është se së pari ai e ndihmoi Shqipërinë që të kishte shoqëri civile dhe unë i isha falënderues, por në një kohë të shkurtër u bë e qartë se ai po krijonte një model monastik të shoqërisë civile”.

“Grupi Soros diktoi gjithçka. Pra, tani kemi një sistem drejtësie, të kontrolluar totalisht nga qeveria. Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, në kundërshtim me ligjet kushtetuese, për momentin janë ish-prokurorë komunistë”.

Berisha, një kardiolog që udhëhoqi lëvizjen për të rrëzuar diktaturën komuniste të Shqipërisë, shërbeu si presidenti i parë jokomunist i Shqipërisë nga viti 1992 dhe më vonë si kryeministër dhe lider i opozitës.

Senatori republikan i Nju Jorkut, Lee Zeldin ka kërkuar tre herë që Blinken të sigurojë prova për të mbështetur akuzat e tij për korrupsion kundër Berishës.

Zeldin tha se Berisha “ishte i njohur gjithashtu si një kundërshtar agresiv i George Soros. Çfarë informacioni specifik mund të ndani me komitetin në këtë kohë për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?”

Matt Palumbo pretendon në librin e tij të ri “The Man Behind the Curtain: Inside the Secret Network of George Soros” se Blinken ka lidhje familjare me Soros.

Ai thekson faktin se babai i sekretarit të shtetit, Donald Blinken, ish-ambasadori i SHBA-së në Hungari dhe gruaja e tij Vera, financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Donald Blinken në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest, i cili u themelua dhe financohej nga Soros.

Palumbo citon gjithashtu një raport të Rrjetit të Fondacioneve Soros nga viti 2002, në të cilin Donald Blinken renditet në Bordin e Administratorëve të universitetit, me Soros si kryetar.

Pasi Antony Blinken u konfirmua si sekretar i shtetit, gazeta hungareze Magyar Nemzet e quajti atë “lajm të madh për George Soros”.

Në nëntor, Zeldin i shkroi përsëri Blinken duke kërkuar që ai të justifikonte veprimet e tij në Shqipëri.

https://www.google.com/amp/s/nypost.com/2022/02/06/antony-blinkens-horrific-stain-on-albania-and-its-all-for-george-soros/amp/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026
Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

27/04/2026
VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës

Dosja “Veliaj”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për shumicën e grupit

27/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Aksident fatal në Elbasan, humb jetën një kinez që drejtonte makinën

27/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026
Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

27/04/2026
VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës

Dosja “Veliaj”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për shumicën e grupit

27/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.