Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse Basha nuk duhet të sulmojë prokuroren e shkarkuar të Dibrës

02/02/2022
Pse Basha nuk duhet të sulmojë prokuroren e shkarkuar të Dibrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lulzim Basha po sulmon ish prokuroren e Dibrës, Belina Zeneli Kryemadhi pasi i shoqi, një demokrat i hershëm dibran, ish drejtor i arsimit të qarkut në vitin 2005, u zgjodh kandidat për kryetar bashkie nga Rithemelimi.

Basha e sulmon pikërisht për atë që PD dhe Basha duhej ta mbronin pasi nuk bëri asgjë më shumë e asgjë më pas se sa kërkonte PD zyrtare në lidhje me dosjen 184 ku ishin përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër, ministri aktual i Drejtësisë Ulsi Manja, ish ministri i Transporteve Damian Gjiknuri dhe një numër zyrtarësh të tjerë të PS.

PD ishte kundër shqyrtimit të dosjes nga prokuroria lokale dhe bëri presion në 2019 që cështja të trajtohej nga SPAK. Por SPAK e dërgoi në Dibër ndërkohë që prokurorja Kryemadhi refuzoi ta shqyrtonte pikërisht se subjektet në dosje ishin në veprat që trajtohen nga SPAK.

Ndërkaq nuk është theksuar fare fakti që, ILD dhe KLP, të dyja institucione që drejtohen nga familjarë ish ministrash e deputetësh të PS, vrapuan ta shkarkojnë Kryemadhin vetëm pak orë pasi i shoqi u zgjodh kandidat në Dibër nga Rithemelimi.

Basha e akuzon atë se nuk hetoi dosjen 184 kur në fakt pikërisht Basha thërriste gjithë ditën që atë dosje mos ta hetonte Dibra por SPAK.

Ndërkohë sipas gjetjeve nga hetimi disiplinor i ILD rezulton se prokurorja kishte mbajtur pezull mbi 33 çështje, statusi i të cilave ishte ende i paqartë dhe nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për mbi 300 kallëzime. Pra edhe nëse nuk e ka hetuar nuk mund të tjemi se ka pasë qëllimim për të mbrojtur Ulsi Manjën, siç thotë Basha tani.

“Si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të magjistrates, nuk u janë dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk është kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime”, thuhet në kërkesën e ILD-së për procedim disiplinor.

Por vetë prokurorja ka deklaruar se disa prej dosjeve që ishin mbajtur të hapura, ishin për shkak të vendimeve të padrejta të eprorëve të saj. Gjithashtu, prokurorja e Dibrës deklaroi se disa dosje i ishin ngarkuar qëllimisht nga eprorët kur ajo kishte qenë me leje. Ajo tha se shumë prokurorë ishin larguar nga Prokuroria e Dibrës pikërisht për këtë çështje dhe se shumë prej dosjeve të lëna pezull prej tyre i ishin ngarkuar asaj.

“Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është poshtërsi dhe tallje me dibranët dhe demokratët dibranë që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016. Premtim Kryemadhin nuk e lidh asgjë me demokratët, por përzgjedhja e tij sqaron më së miri komunikimin privat të Flamur Nokës me Ulsi Manjën. Nëse bashkëshortja e Kryemadhit  do të hetonte dosjen 184, Ulsi Manja do ishte në burg. Tashmë skema e bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha është e qartë për çdo shqiptarë”, thotë Basha.

Gazeta gjermane “Bild” publikoi përgjime të dosjes hetimore 184 në qershor të vitit 2019, të cilat sipas saj, dëshmojnë vjedhjen e votave në zgjedhjet vendore në Dibër. Në përgjime janë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste të cilët komunikojnë me drejtuesit e policisë vendore e biznesmenë. Ministri i saj kohe, Damian Gjiknuri bisedon me Imer Lalën, që sipas ‘Bild’, është i dënuar për vrasje.

Në një tjetër përgjim, një shef policie në Dibër flet me një biznesmen ku i tregon pretendimin për numrin e votave.

Në përgjimin e publikuar nga “Bild”, është zbardhur edhe biseda mes deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia, dhe shefit të policisë në Dibër, Robert Aga. Ai e siguron ketë të fundit se ka folur mirë për të para Kryeministrit Rama, duke i kërkuar që ta rrisë atë në detyrë.

Në një përgjim tjetër, Imer lala, i cilësuar nga “Bild” si bosi i mafias, flet me një person i cili i kërkon t’i kthejë kartën e identitetit një votuesi që është paguar, sipas “Bild”, nga Lala.

Dosja 184 kaloi për gjykim më 12 shkurt 2021 nga Gjykata e Dibrës. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.