Banorët e Paskuqanit janë në protestë kundër projektit të Unazës së Madhe, projekt i cili parashikon shembjen e 100 banesave në këtë zonë.
Qytetarët kanë bllokuar rrugën kryesore në shenjë proteste, ndërsa janë përballur dhe me punonjësit e policisë, të cilët kanë tentuar që ti largojnë.
“Projekti i Unazës është devijuar. Banesa ime preket nga projekti. I bëj thirrje institucioneve që të na ndihmojnë në këtë mes.
Të vënë dorën në zemër dhe të mos na prishen shtëpitë dhe tokat. Jemi ankuar. Projekti u ndryshua pasi mbaruan votimet, për interesat e vetë.
I kemi bërë kërkesë bashkisë së Kamzës, dhe kryeministrit, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, deklaroi një banor i Paskuqanit për tv faxnews.
Një tjetër banor tha se është fabrika e tullave për të cilën u ndryshua projekti. Fabrika e tullave është e Tom Doshit, tha ai. a.b





