Kandidati i grupit të Bashës për kreun e bashkisë së Lushnjës e kanë marrë nga Tirana.
Indrit Sefa ishte caktuar nga Basha vetëm pak ditë më parë si përfaqëdues i PD në KQZ në vend të Ivi Kasos.
Por selia nuk gjeti asnjë kandidat nga PD në Lushnjë. Asnjë nuk pranoi të konkuronte përballë Banos, kështu që Sefa u pushua nga puna në KQZ dhe u dërgua në Lushnjë.
Ndërkaq vetë Sefa është nga prurjet e Bashës marrë nga partitë e shkrira. Sefa ishte kandidat i FRD së Bamir Topit në vitin 2013. m.k





