Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njofton se autoritetet e policisë greke kanë lejuar kalimin e makinave të rënda në Kapshticë.
“Sot jemi njoftuar se është lejuar lëvizja e mjeteve e tonazhit të rëndë (kamiona) në drejtim të Greqisë. Ndërsa në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, aktualisht vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre”, thuhet në njoftimin e policisë së Korçës. a.b





