Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta shpjegon takimin me Berishën dhe çfarë i bashkon ata. Përmend edhe Gjykatën Evropiane

01/02/2022
Meta shpjegon takimin me Berishën dhe çfarë i bashkon ata. Përmend edhe Gjykatën Evropiane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti Meta ka folur sonte në fax news me gazetaren Juela Meçani ku ka shpjeguar gjatë rreth raporteve me Berishën dhe një takim që ka patur mes tyre para pak ditësh.

Ai vijoi të deklaronte se kishte respekt për ish kryeministrin.

“Problemi im do të ishte në qoftë se lideri historik do të ishte kundër meje! Ky do të ishte një problem për mua. Ka nevojë kjo për komente?! Si “magnet i kësaj toke” – i tha nëna!. Ajo që na bashkon, është se të dy çdo gjë e kemi ndërtuar vetë në jetë. Ai ka ardhur nga një fshat, që sipas kufirit tonë është më i largëti në Shqipëri. Dhe është ngjitur me punën e vet të jashtëzakonshme në majat e mjekësisë, të shkencës dhe të politikës. Por edhe unë pak a shumë të njëjtën gjë kam bërë, se edhe unë kam lindur në një fshat malor, 1000 metra mbi nivelin e detit.

Çdo gjë e kam arritur vetë në kuptimin e mirë të fjalës. Që çdo gjë do ta arrish me punë, me këmbëngulje, pa dhurata, pa pritur dhurata nga askush, sepse dhuratat të fusin në borxh dhe ky është problem i madh. Pastaj kur mësohesh me dhurata, është edhe më kaq pastaj, sepse humbet masën dhe kërkon vetëm dhurata! Prandaj nuk duhen llastuar edhe fëmijët kur kërkojnë dhurata.

Kjo na bashkon, por mendoj se na bashkon edhe interesi kombëtar në tërësi. Këto janë ngjarje që dihen nga të githë. Kemi pasur edhe momente, dihen ato tonat: 28 a 29 nëntorin nuk jemi marrë vesh dhe ndoshta as nuk kemi për t’u marrë vesh për këtë çështje” – tha Meta.

Presidenti tha se ishin takuar para dy tre ditësh por nuk ishte takim sekret pasi u bë në praninë edhe të një gazetari.

“Megjithatë, ka një meritë: Ka sjellë primaret, dhe ky është një zhvillim. Të gjitha do ta bëjnë, dhe do ta bëjnë edhe më mirë, po të kenë mundësi! Se dëgjoj që ka vërejtje se u bënë jo po kështu, jo po ashtu” – e mbyll Meta.

Duke folur për vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese ai tha se në varësi të vendimit do ti drejtohet edhe Gjykatës Evropiane e cila qëndron mbi gjykatat shqiptare.

“Ka Gjykatë Kushtetuese, por ka edhe Gjykatë Europiane, sepse ne jemi një vend europian dhe padyshim që ajo është mbi gjykatat kombëtare. Kështu që unë nuk kam asnjë shqetësim!”,- tha Meta në Fax News. m.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.