Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në pranga dy policët, kapën të kërkuarin por kur morën 10 mijë euro ndryshuan mendje

31/01/2022
Arrestohet në Lezhë i shumë kërkuari, i dënuar për vrasje në Tetor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy policë të Durrësit u vunë në pranga sot pas një vendimi që mori një ditë më parë SPAK. Viktor Buca dhe Gzim Luka u arrestuan në Durrës nga kolegët e tyre pasi morën 10 minë lekë në këmbim të lirimit të një personi.

Alfred Mikeli ishte dënuar me 10 vjet burg dhe ndiqej nga policia. Ai u kap por u lirua fill më pas nga Buca dhe Luka.

Detajet:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pasi ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr.224 të vitit 2021, në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, pas përdorimit të metodave speciale të hetimit, ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm, se:

Shtetasi A.M. është person në kërkim për efekt të ekzekutimit të një vendimi gjyqësor të formës së prerë të ish – Gjykatës për Krime të Rënda, sipas të cilit ky shtetas ishte dënuar me 10 (dhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në datën 10 Gusht 2021, punonjësit e policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, V.B. dhe G.LL., pasi janë vënë në dijeni të vendit ku ndodhej personi në kërkim, e kanë lokalizuar atë dhe e kanë kapur duke e marrë në automjetin me të cilin lëviznin. Pasi kanë negociuar me personin në kërkim A.M., punonjësit e policisë V.B.dhe G.LL. e kanë lënë të lirë, në shkëmbim të marrjes prej tij të një shumë prej 10.000 (dhjetë mijë) Euro.

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykta e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr. 06 datë 30 Janar 2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj punonjësve të policisë V.B. dhe G.LL., si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal. Masat e sigurimit personal për dy punonjësit e policisë së shtetit u ekzekutuan sot me datë 31.01.2022 nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Po kështu nga gjykata është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit A.M., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Lezhë/ Zbardhet atentati me dy viktima në Balldren, identifikohen tre autorët e dyshuar

Lezhë/ Zbardhet atentati me dy viktima në Balldren, identifikohen tre autorët e dyshuar

27/04/2026
Ilir Meta paraqitet në gjykatë, nis seancën e parë të gjyqit me simbolin e shqiponjës

Ilir Meta paraqitet në gjykatë, nis seancën e parë të gjyqit me simbolin e shqiponjës

27/04/2026
Berisha pas takimit me zyrtarin e CDU: Integrimi në BE të bazohet në merita

Berisha pas takimit me zyrtarin e CDU: Integrimi në BE të bazohet në merita

27/04/2026
Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta

Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta

27/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lezhë/ Zbardhet atentati me dy viktima në Balldren, identifikohen tre autorët e dyshuar

Lezhë/ Zbardhet atentati me dy viktima në Balldren, identifikohen tre autorët e dyshuar

27/04/2026
Ilir Meta paraqitet në gjykatë, nis seancën e parë të gjyqit me simbolin e shqiponjës

Ilir Meta paraqitet në gjykatë, nis seancën e parë të gjyqit me simbolin e shqiponjës

27/04/2026
Berisha pas takimit me zyrtarin e CDU: Integrimi në BE të bazohet në merita

Berisha pas takimit me zyrtarin e CDU: Integrimi në BE të bazohet në merita

27/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.