Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Erion Veliaj reagon shumë më ulët se Saimir Tahiri

25/01/2022
genc pollo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Pollo ( marre nga faqja e tij në Facebook)

Kur në qershor 2019 gazeta gjermane Bild botoi përgjimet e prokurorisë mbi manipulimet e zgjedhjeve bashkiake Dibër/2016 ndër to spikaste biseda telefonike e Saimir Tahirit, asokohe Ministër I Brendshëm me një shef policie në Peshkopi. Spikaste për nga dëndësia e vrazhdësia e fjalëve të ndyra. Pas publikimit të gazetës Bild, Tahiri, i cili ishte nën akuzë penale për trafik droge, përmes një deklarate i kërkoi publikut “ndjesë të sinqertë për fjalorin aspak të përshtatshëm.” Kjo bisedë telefonike ishte private dhe vetëm mes dy burrave, përkatësisht ministër e polic.
Dje, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, pranoi se një regjistrim zanor ku dëgjohej zëri i tij duke mbajtur një fjalim që spikaste për nga dëndësia e vrazhdësia e fjalëve të ndyra ishte vërtet i tij. Por ai shpjegoi dje se ishte thjesht një “muhabet çunash”. Sipas të pranishmëve kryebashkiaku foli kështu pardje në Hotel Tirana Int, në një mbledhje të thirrur prej tij të shoqatave të futbollit tiranas me afro dyzetë vetë prezent. Nuk u tha nëse mes tyre kishte zonja. Veliajt as nuk i shkoi ndërmend të kërkonte ndjesë. Ai tha vetëm se “muhabetin e çunave” ja kishin nxjerrë jashtë kontekstit.

Kush thotë se fjalët e ndyra janë një pikë uji në detin e zullumit të lalit të vogël ka shumë të drejtë. Kjo vlen edhe për Tahirin. Por ky krahasim nuk tregon vetëm paedukatën, arrogancën e paturpësinë e Veliajt. As avdallëkun e tij në publik. Krahasimi dëshmon se tek njeriu e keqja nuk ka cak; se kur të duket se ke arritur fundin, prapë zbulon gropë nën këmbët e tua. Edi Rama, i cili mburret se ka futur në qeveri kulturën e ndjesëkërkesës, mund të ketë patur të drejtë kur fillimisht e paksa i trembur e quajti Tahirin vemje politike. Por sa ironike është kur “vemja” në këtë rast rezulton etalon etik për kryebashkiakun e shefin politik të Tiranës për Partinë Socialiste.

P. S. Veliaj reagoi sërish sot duke thënë “Kush është ndjerë i ofenduar dhe s’ka idenë se si bëhet muhabet çunash kërkoj ndjesë.” Duke shtuar se këto janë muhabete çunash me dhe pa tuta në dhomat e zhveshjes. Siç e shihni i pamundur të thotë një ndjesëkërkesë normale. Dhe mbi të gjitha i pamundur të rrëfejë ngjarjen pa gënjyer -/-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026
Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026
Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.