SHENIM/ Si duhet të vishet Erdogan në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut!

SHENIM/ Si duhet të vishet Erdogan në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut!

83
0
Shares

Ndërsa Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan zgjodhi të vizitojë Shqipërinë në përvjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeu, ka një perceptimi te një  pjesë njerëzish se vizita e tij që përkon me vdekjen e luftëtarit më të madh antiosman në Evropës, Skënderbeut, është provokim në njërën anë dhe konfirmim i supremacisë turke në Shqipëri nga ana tjetër.

Duke u nisur nga skajet e kësaj pamje, mbetemi tek fakti se vërtet Erdogan ndodhet në Shqipëri pikërisht në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe sheshi që mban emrin e tij është i rrethuar me flamuj turq më shumë se në betejën e Torviollit para afro 600 vjet.

Po ashtu është  e vertetë se ka një skenar turk promovuar vite më parë nga ish ministri i jashtëm i Erdoganit për hapësirë perandorake të Turqisë, po aq sa është fakt se ky vend tashmë është gati protektor në disa linja për disa nga vendet e Ballkanit dhe të Detit të Zi.

Qeveria e Erdoganit në Shqipëri ka ndihmuar haptas kryeministrin socialist Edi Rama në zgjedhje dhe se po ashtu ruan një presion konstant ndaj Tiranës zyrtare të përthithë ashtu sic është linjën turke antigyleniste.

Tí shikosh me paragjykime apo armiqësi situatën gjeopolitike e strategjike të një vendi që udhëhiqet në një kohë të caktuar nga tipologji udhëheqësi si Erdogan, nuk është e dobishme dhe mund të të cojë në pozicione jo reale që krijojnë në mënyrë të padrejtë edhe pse të pafajashme raporte mes Shqipërisë e Turiqsë që nuk i përgjigjen realitetit.

Së pari, Erdogan mund të ketë zgjedhur ditën e ardhjes së tij në Shqipëri jo për të provokuar për Skënderbeun por për të afirmuar se historia ka pamjen e këtyre ditëve dhe se Turqia është në krah të Shqipërisë për prosperitetin e kësaj të fundit. Në mbështetje të këtij këndvështrimi është edhe projekti entuziast i ndërtimit të mbi 500 apartamenteve në Lac. Banorët e Lacit nuk e kanë parë me sytë e shumë njerëzve në Tiranë bujarinë e Erdoganit si provokim mysliman në një zonë katolike, të cilës edhe vetë Perandoria turke nuk ia nguci asnjëherë pavarësinë e bësimit.

Erdogan shihet si mik i ngushtë i Ramës sidomos pas grushtit të shtetit në Turqi. Nuk ka të dhëna se pse kjo miqësi u rrit aq shumë pas grushtit të shtetit dhe nëse ka ndonjë gjë specifike mes Ramës dhe Erdogan në atë ditë të vështirë që sjellë këtë farë miqësie pa kushte. Por nuk duhet harruar se Erdogan ka qënë dhe mik i ngushtë i Berishës kur ky i fundit ishte Kryeministër. Ai erdhi në Tiranë në 2009 dhe promovoi bashkë me Berishën rrugën e Kombit vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Marrëdhëniet mes të dyve u prishën pas një votimi në OKB, ku Shqipëria refuzoi një votim të kërkuar nga Erdogan që lidhej me Jerusalemin. Edhe Rama ka refuzuar implementimin në Shqipëri, fjalë për fjalë të platformës antigyleniste të Erdogan edhe pse po e ngjiz ngadalë ngadalë këtë farë platforme. Disa biznese turke të mëdha jashtë linjës se Erdogan në Shqipëri janë shitur, të tjera janë reduktuar. Por nuk ka fakt të kryer. Gjerat mund të ndryshojnë shpejt, ndoshta për mirë, ndoshta për keq.

Erdogan dhe politike e tij e jashtme synojnë në rajon forcimin e ndikimit turk. Por ndryshe nga Shqipëria disa vende të tjera të Ballaknit dhe Detit të Zi zbatojnë me sy mbyllur disa politika apo sugjerime rajonale e lokale të Erdoganit. Ta zëmë Moldavia ka mbyllur media e shkolla të cilat ishin ishin nën ndikimin e Gylen dhe biznese të tij, ndërsa Azerbaixhani e ka bërë këtë gjë që në vitin 2016.

Nuk ka vend të vogël apo të madh por sidomos vend të madh që nuk synon supremaci rreth e rrotull vetes dhe që nuk shfrytëzon cfarëdo aseti historik, kulturor, ekonomik etj për ta bërë këtë. Kështu që nuk kemi pse i heqim të drejtën Turqisë për ta aplikuar një sjellje të tillë. Shqipëria thjesht duhet të konsolidojë veten dhe të tretë nga ky raport aq sa i duhet për të ruajtur miqësinë dhe për të përfituar prej saj pa cenuar më tepër. Por jo ti themi Turqisë se si duhet të vishet Erdogani në ditën kur ne përkujtojmë vdekjen e Skënderbeut.

Perceptimi i ngutshëm se Erdogani provokon, Erdogani kërkon bindje nga Tirana bëhet i vërtetë për shkak se asocimi i Erdoganit bëhet me Ramën. Në nuk kemi besim te Rama dhe parashikojmë se miqësia e tij, edhe shumë personale, me Erdogan mund të ketë pasoja për vendin. Kjo na bënë që ta transportojmë këtë paragjykim edhe tek Erdogan dhe përmes tij tek Turqia.

Kjo është e tepërt. Turqia është një vend i rëndësishëm për Shqipërinë dhe marrëdhëniet me të kapërcejnë ato të zakonshmet. Edhe sikur Erdogan të mos kishte asnjë prirje për miqësi me Ramën, raportet mes dy vendeve nuk do të ishin shumë ndryshe nga sa janë sot.  /Sami Neza

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY