Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha tek selia e PD edhe sot, gazetarët e pyesin: Nëse Basha tërhiqet…

09/01/2022
Berisha tek selia e PD edhe sot, gazetarët e pyesin: Nëse Basha tërhiqet…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish kryeministri Berisha dhe komisioni i Rithemelimit shkuan sot tek selia e PD, dyert e së cilës ishin mbyllur sërish.

Berisha bisedoi me gazetarët duke theksuar se dje nuk kishte asnjë rretik për konfrontim fizik apo rrezik jete për ata që ishin brenda në seli, prandaj ndërhyrja e policisë ishte e panevojshme.

Ndërsa ndërtesa duket e zymtë dhe me xhama të thyer, Berisha tha se shkatërrimi i tmerrshëm i saj është blindimi, shndërrimi në bunker, identike me kryeministrinë e Ramës.

”Nuk ka më shqiptar pa parti që nuk e ka të qartë se Rama ka një zyrë në kryeministri dhe do të ketë një në seli.Ai është murosur atje. Ne jemi revolucion paqësor, e pe si u qelluan dje me karrige? Sigurisht ka reagim, se ua hodhën kokës. Ju patë vrasës të dënuar se si sulmonin si bisha demonstruesit. Qëllimi ishte hapja e dyerve, ne nuk e fshehëm sepse është shtëpia jonë”, tha Berisha.

Berisha u pyet nga gazetarët që nëse Basha hedh hapa pas, a do I linte hapësire një figure të tretë në PD?

“Anëtarësia e di atë, nuk ka vullnetarizma”, tha Berisha.

Berisha ka shprehur mirënjohje ndaj protestuesve që ai u quan heronjtë e 8 janarit që si shumicë u faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po aq I egër, një fytyrë mizore për ta.

“Erdha në emër të atyre që erdhën nga qytete të ndryshme dhe u larguan pasi mbi ta u përdor sasi toksike gazi dhe pavarësisht nga këto, dyert e blinduara nga Lulzim Turpi i hapën. Zotohem se asgjë nuk mund të pengojë konsolidimin e pluralizmit politik në Shqipëri dhe mbizotërimin e shumicës”, tha Berisha.

Në vijim Berisha tha se kishte në telefon mesazhin e një gruaje. “Ajo më shkruan: Erdha me djalin 14 vjecar dhe pasi na hodhën gaz, djali më pyeste tha ajo si ka mundësi që na hodhi gaz Basha. Ai është në armiqësi totale me të vdekur dhe të gjallë të kësaj partie. Ka qëndruar deri në mëngjes duke bërë listat për arrestimin e demokratëve ashtu sic ka fshehur vrasësit në seli.

Ai ka nxjerrë armët e tyre jashtë me mjetet e tij, ne rast se policia do hynte me force, gjë që nuk ndodh të mos gjendeshin banditët”, theksoi Berisha. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

07/09/2026
I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

07/09/2026
Matura shtetërore 2015, publikohen datat e provimeve

ChatGPT në shkolla, udhëzuesi i ri përcakton përdorimin e AI nga mësuesit dhe nxënësit

07/09/2026
PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

07/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

07/09/2026
I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

07/09/2026
Matura shtetërore 2015, publikohen datat e provimeve

ChatGPT në shkolla, udhëzuesi i ri përcakton përdorimin e AI nga mësuesit dhe nxënësit

07/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.