Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Radio gjermane DW/ Akuza: Protestat e demokratëve te selia pasi Basha flirton me Ramën

09/01/2022
FOTOGALERI/ Fotot nga Feliks Bilani derisa e mbajti gazin dhe dhunën e policisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lufta e brendshme në Partinë Demokratike (PD) arriti një acarim të skajshëm të shtunën (08.01) kur mbështetës të ish-liderit historik të forcës më të madhe opozitare në Shqipëri, ish-kryeministrit Sali Berisha, sulmuan dhe ushtruan dhunë në selinë e saj për të larguar prej saj lidershipin aktual të PD-së dhe për ta marrë nën kontroll selinë, raporton radio gjermane, DW.

Grupimi i mbështetësve të Berishës, i krijuar prej vetë atij, synon të largojë nga drejtimi i PD-së, kreun e saj, Lulzim Basha, të cilin e akuzon si “të marrë peng nga kryeministri Edi Rama”.

Protestuesit thyen xhamat e derës kryesore dhe hynë në katin e parë të selisë, dyert e së cilës ishin të blinduara, pasi protesta dhe qëllimi i sa ishin të paralajmëruara disa ditë më parë. Ata hynë në seli nga dritaret dhe ballkonet e katit të dytë, duke përdorur shkallë prej hekuri, që i kishin marrë me vehte dhe thyen xhamat me gurë e sende të tjera të forta, por u pritën me spray nga brenda selisë. „ Aktet e sotme të dhunës ndaj PD sjellin izolimin përfundimtar të Sali Berishës dhe një largim të turpshëm nga politika”, reagoi përmes një deklarate lidershipi aktual i PD-së, i cili kërkoi ndërhyrjen e policisë “për të ndaluar gjakmarrjen dhe shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve”, u theksua në deklaratë.

Thirrje të faktorit ndërkombëtar: Refuzoni dhunën

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në një reagim në twitter u bëri thirrje protestuesve “të refuzojnë dhunën”. “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për rritjen e tensioneve në selinë e PD-së dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës të refuzojnë dhunën dhe të veprojnë qetësisht. Ata që nxisin dhunën dhe minojnë sundimin e ligjit do të mbajnë përgjegjësi”, theksohet në reagimin e saj. Edhe Prania e OSBE-së në Tiranë u bëri thirrje palëve për vetëpërmbajtje. ”Nxisim gjithë aktorët e përfshirë të përmbahen nga çdo akt dhune dhe të vlerësojnë policinë në ruajtjen e rendit publik. Protestat paqësore janë në thelb të demokracisë”, theksoi OSBE në reagimin e saj.

Policia përdor gaz lotsjellës

Ndërhyrja e policisë dhe gazit lotsjellës solli shpërndarjen e shpejtë të protestuesve. Selia e PD-së u mor nën kontroll nga policia. Shumë nga protestuesit u lënduan nga gazi lotjellës, Gledian Muraj, një prej protestuesve të lënduar, thotë për DW, se “është anëtar i Forumit rinor të PD-së dhe lidershipi i saj aktual është përgjegjës për situatën e veshtirë ku ndodhet sot PD dhe vendi nga ku çdo ditë po largohet rinia”.

Një tjetër prostuese, Manjola Nikollo, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në Sarandë thotë për DW, se “është e papranushme lëndimi dhe mbytja me gaz lotsjellës, që Lulzim Basha i kërkoi policisë të përdorë kundër nesh”. Prokuroria ka marrë në dorë sigurimin e provave materiale për të hetuar dhe zbardhur sulmin ndaj selisë së PD-së, të cilësuar në një deklaratë të Policisë së Shtetit si “i paligjshëm” dhe për të çuar para drejtësisë autorët e tij. Ish-kryeministri Berisha deklaroi para mbështetësve të tij se protestat do të vazhdojnë./DW

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.