Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjermania në prag të njohjes së patentave nga Shqipëria dhe Kosova

06/01/2022
TIRANE/Arrestohet shoferi i autobusit,qarkullonte me patentë të falsifikuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli Federal po shqyrton aktualisht një projekt-rregullore të re për lejet e drejtimit të automjeteve në Gjermani. Njëra nga pikat është edhe njohja e patentave shqiptare dhe kosovare, raporton dojce welle.

Njohja e patentave shqiptare dhe kosovare për emigrantët me banim në Gjermani së shpejti pritet të bëhet më e lehtë. Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) që të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e lejeve të drejtimit të automjetit, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Shqipëria, Kosova, Moldavia, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut.

Cilat patenta njihen pa provime?

Sipas draftit,të cilin e ka redaksia e Deutsche Ëelle-s, qeveria gjermane propozon njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë:

A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Vetëm për patentat nga Shqipëria që I përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik.

Për lejet e drejtimit nga Kosova është parashikuar konvertimi pa provime shtesë në këto kategori:  AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Kursime prej së paku 1000 Euro për çdo emigrant

Ndryshimet priten të lehtësojnë jetën e mijëra emigrantëve që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Kosova në Gjermani. Sipas rregullave të deritanishme për emigrantët rezidentë në Gjermani vlefshmëria e patentës skadonte pas gjashtë muajsh qëndrimi. Konvertimi kushtonte deri në 1000 Euro, i tha DË, Xhevat Qerimaj, nga Autoshkolla Sieber në Stuttgart të Gjermanisë.

“Deri tani konvertimi i patentave nga këto dy vende kërkonte provime shtesë si në teori ashtu edhe në praktikë, plus edhe gjashtë orë ushtrim praktike. Në total ishin së paku 1 000 Euro”, thotë DË Xhevat Qerimaj. “Shumë prej emigrantëve të ardhur me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk e njihnin mirë gjermanishten nuk kishin shans të merrnin provimin teorik,” shtoi Xhevat Qerimaj për DË.

Një kërkesë e bërë tri vjet më parë nga ambasadat e Kosovës dhe të Shqipërisë në Berlin që provimet e lejeve të drejtimit të automjeteve të bëheshin – së paku përkohësisht –  në gjuhën shqipe u refuzua..

Miratimi në shkurt?

Projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet më 26 janar në seancën e rregullt të Komisionit për Komunikime digjitale dhe Transporte, i thanë DË burime nga Këshilli Federal. Nëse nuk ka propozime për ndryshime, rregullorja mund të miratohet qysh më 11 shkurt, në seancën plenare të Këshillit Federal.

Ndryshimet e propozuara kanë mbi bazë projekt-marrëveshje dypalëshe të Gjermanisë me Shqipërinë, përkatësisht me Kosovën, që pritet të ratifikohen menjëherë pas miratimit nga Këshilli Federal.

Çështja e njohjes së patentave për emigrantët rezidentë në Gjermani kishte shkuar deri në tryezën e ish-kancelares Angela Merkel. Thuajse në çdo takim me krerët e vendeve përkatëse flitej për patentat. Diplomatët në Berlin thonë se ishte pikërisht angazhimi personal ish-kancelares që e përshpejtoi procesin.dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

07/09/2026
I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

07/09/2026
Matura shtetërore 2015, publikohen datat e provimeve

ChatGPT në shkolla, udhëzuesi i ri përcakton përdorimin e AI nga mësuesit dhe nxënësit

07/09/2026
PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

07/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

Protestë për 100 ditë para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë godinën: “Rama jep dorëheqjen”

07/09/2026
I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

07/09/2026
Matura shtetërore 2015, publikohen datat e provimeve

ChatGPT në shkolla, udhëzuesi i ri përcakton përdorimin e AI nga mësuesit dhe nxënësit

07/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.