Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha mbyll dyert e selisë dhe shkon në kafe, Rithemelimi dhe FRPD nuk lejohen të hyjnë në zyra

06/01/2022
Basha mbyll dyert e selisë dhe shkon në kafe, Rithemelimi dhe FRPD nuk lejohen të hyjnë në zyra
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni për Rithemelimin e PD-së ishte serish sot në selinë e PD por dera ka qënë e mbyllur. Komisioni kishte një takim me drejtuesi të degëve të Tiranës por që ishte e pamundur të zhvillohej në seli.

Anëtari i Komsionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi tha se kishin ardhur me drejtuesit e 3 degëve të Tiranës, siç e shikoni kjo tashmë është kthyer në një bunker, që nuk ka qenë e mbyllur as në 97, apo ditët më të vështira. Çdo parti në Shqipëri i ka dyert e hapura, pyetja është e thjeshtë, kujt të mire i shërben kjo mbyllje e PD-së?

“Që opozita të kthehet në burg, nuk i shërben askujt, përveçse Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, një opozitë e izoluar nga anëtarët e saj, ai është mbret sa kohë që ky njeri është këtu. Kësaj shëmtie mund ti vësh çdo emër, por kjo është kriminale. Opozita është në këmbë, dhe të shtunën do e kthejë selinë në shtëpinë e demokratëve.

Ju mendoni se ne nuk mund të bllokonim Lulzim Bashën që të hynte në seli? Mund të kishim ndërhyrë në çdo kohë, por i dhamë atij mundësi që të reflektonte. Kjo nuk është çështje kapriçoje dhe force, vullneti i demokratëve do të shkojë në vend. Unë kam një thirrje për miqtë e mi në PD, që mbështesin zotin Basha, nuk mund të sillen sikur kjo është një çështje mes Bashës dhe Berishës, duhet të përfaqësojnë vullnetin e demokratëve. A mos duhet të aplikojmë në e-albania që të hyjmë në selinë e PD-së?”, deklaroi Bumci.

Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri me një grup deputetësh kanë trokitur në hyrjen kryesore por askush nuk u ka hapur dyert.

Grupi i deputetëve kishte planifikuar që brenda ambienteve të PD-së do të zhvillonte një mbledhje, dy ditë para protestës së paralajmëruar të 8 janarit.

Pas grupit të rithemelimit të PD-së, në selinë blu ka mbërritur dhe FRPD të cilët po ashtu janë përballur me dyert e mbyllura të godinës.

Fill më pas në derën kryesore të selisë ata kanë ngjitur postera ku shkruhet: PD, parti e rinisë dhe jo Burg i sigurisë së lartë!

“Është situatë e turpshme, është hera e parë që ndodh në kaq vite, nuk është prona e askujt por e demokratëve. Nuk ka nevojë që të njoftohet administrata për çdo hyrje, ne kemi hyrjen tonë. Ne nuk jemi rrezik për këtë seli, që thjesht duam një mbledhje organizative për të diskutuar mbi protestën. Patjetër që do të jemi në 8 janar në protestë”, tha një nga përfaqësuesit e FRPD.

Ndërkaq Lulzim Basha pas ika siguruar mirë të gjitha dyert ka marrë celësat dhe ka shkuar në kafe. Ai e nisi ditëne  tij të punës me një kafe me gazetarët që ndjekin zhvillimet në PD, i qetë dhe i qeshur në praninë e gazetarëve. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.