Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ENVER ROBELLI/ Pagat, aleanca kriminale mes pushtetit dhe “gazetarëve”

26/12/2021
Enver Robelli: Mes të vrarëve  në Kumanovë, tregtarë droge, pronarë kazinosh, vjedhës votash, islamistë radikalë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Enver Robelli 

Kushdo që e ka bërë krimin e publikimit të të dhënave personale të qytetarëve të Shqipërisë, duhet të dënohet me krejt ashpërsinë e ligjit. Kjo është njëra anë. Ana tjetër është po aq e tmerrshme: listat e publikuara kanë shpalosur nivelin e deformimit të rolit të gazetarit në jetën publike.

Gazetarë me të hyra vjetore deri në 500 mijë euro apo më shumë – kjo s’bën vaki as në shtetet superkapitaliste me nga 200 apo 300 milionë banorë e me ekonomi të fuqishme që lëkundin botën. Ekziston, pra, një aleancë kriminale mes pushteteve (jo vetëm këtij aktual) dhe atyre që thonë se janë gazetarë. Në të vërtetë nuk janë gazetarë, por kuaj Troje që futen në gazetari, shkatërrojnë çdo parim profesional dhe bëjnë punën e argatit dhe snajperistit të partisë që i financon.

Të tillët maskën e gazetarit e përdorin në publik. Në jetën e vërtetë janë shefa marketingu të partive, politikanëve, firmave, ndërmarrjeve, oligarkëve. Këtu nder dhe etikë profesionale nuk ka. Dhe ky është problemi me të cilin përballet egërsisht gazetaria në Shqipëri. Është aq e zhytur në tifozëri, saqë si vëzhgues i jashtëm duhet të lexosh 500 versione të “së vërtetës” për të kuptuar ndoshta gjysmën e së vërtetës.

Kjo nuk ndodh gati në asnjë shtet në hemisferën perëndimore. Kosova është duke shkuar kësaj rruge, ku gazetarët – në fakt analistët vulgarë që i kanë marrë erë parasë së pistë – nuk mbrojnë interesin publik, por interesat e tyre personale. Dhe kush ua rrezikon këtë interes, janë të gatshëm t’i shpallin luftë.

Sa më herët që publiku e kupton këtë mizori që po ndodh në fushën e gazetarisë, aq më lehtë do ta shoh edhe të vërtetën. Kush e sheh të vërtetën, e ka më lehtë të marrë vendime për të ardhmen. Jo vetëm në kuti të votimit. Sidomos në Shqipëri! (Marrë nga faqja në facebook)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

04/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.