Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA / Sado të duash ta mbrosh, nuk e mbron dot pa u bërë budalla!

11/12/2021
ARTAN FUGA / Sado të duash ta mbrosh, nuk e mbron dot pa u bërë budalla!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Artan Fuga

Fajtore e gjithë elita drejtuese e partisë demokratike, dhe kryefajtori…

Eshtë e padyshimtë që kriza që përjeton opozita shqiptare, kriza e gjithë këtyre muajve në partinë më të madhe opozitare, kalimi i të gjitha pushteteve vendore, në Kuvend, te partia në pushtet dhe Edi Rama, harxhimi kotmëkot i fuqive njerëzore të opozitarëve nëpër rrugë dhe sheshe duke i ftuar dhe zbuar pastaj, bllokimi i demokratizimit të partisë demokratike, zhgënjimi i opozitarëve, që për të shprehur dëshpërimin e tyre ndaj lidershipit demokrat erdhën nga ana e anës në Kuvend, qorollepsja e ideve të demokratëve shqiptarë, tensioni që ka krijuar një pjesë e publikut shqiptar me aleatët tanë të mëdhenj strategjikë, degjenerimi i deputetëve dhe i Kuvendit, humbja e zgjedhjeve të fundit, dalja në krye të pd e njerëzve pa asnjë kontribut në demokraci dhe pa asnjë fije identiteti politik opozitar, gjithçka në kampin që duhet të kthente demokracinë ka si përgjegjës kolektivisht : deputetët demokratë, antarët e këshillit kombëtar, kryesinë e partisë, madje edhe vetë Sali Berishën, por mbi të gjithë përgjegjësia kryesore e rëndë, e pashlyeshme, e padiskutueshme bie mbi një njeri.

Ky qytetar e ka emrin Lulzim Basha!

Sado të duash ta mbrosh, nuk e mbron dot pa u bërë budalla!

Ai humbi dhe zgjedhjet e fundit me fushatën e shëmtuar që bëri,

Dhe sot në vend të vente në stadium, atje ku e kërkonte përgjegjësia përpara edhe sikur dhjetë delegatë të ishin, edhe sot mbeti te shkallët e ndërtesës së partisë, inaguroi instalacione absurde, merret me gjëra të vdekura simbolike, dhe nuk u bie në gjunjë demokratëve të gjithë shqipërisë për të kërkuar falje, falje, falje dhe t’u jepte llogari deri në një aty, apo të merrte iniciativën atje!

Ai nuk ishte në lartësinë e detyrës së tij! E them pa asnjë ndjenjë subjektive, thjesht e konstatoj si studjues i historisë politike të Shqipërisë.

Deri më sot këtë nuk e ka bërë asnjë kryetar partie, që të shohi antarët e partisë së tij në stadium mbledhur dhe vetë të qendrojë diku në një qoshe të Tiranës!

Vuri në siklet edhe operatorët e tv të Tiranës që duhet të bënin zoom që të mos dukej në ekran se aty nuk kishte veçse një tufë individësh pa asnjë përfaqësim politik. O Zot tragjikomedi opozitare!

Sa tragjike dhe po aq komike!

Cfarë zhgënjimli i rëndë! Ku e la Republikën e Re që propagandonte para disa vitesh!

Kurrë nuk deshi dhe nuk diti ta demokratizojë partinë, sepse pas 25 prillit deshi të ruante karrigen e tij, që edhe atë nuk diti ta ruajë, dhe përpara këtij Kuvendi që është ngjarja më e rëndësishme politike këtë të shtunë në Evropë, e futi për pasojë Shqipërinë në hulli që një Zot e di sesa energji do të duhen për ta nxjerrë!

Jooooooo, e pafalshme! Kryetari të ketë frikë nga antarët që kryeson? Cfarë pret tjetër prej tyre veç asaj që ata bën?

Respekt për çdo demokrat të thjeshtë! Ngrihet kur kryetari e braktis,

respekt për ushtarin kur gjenerali ka hedhur spaletat dhe kapelen!

O Zot, të isha unë, do kërkoja një mijë herë falje, falje, falje! (Marrë nga faqja e tij në Facebook)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

04/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.