Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kush janë 4 emrat që kandidojnë për drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së

14/11/2021
RTSH shpall konkurs për Drejtorin e Përgjithshëm, kriteret e kandidimit dhe kufizimet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nis nesër gara për drejtorin e Përgjithshëm të RTSH. Në garë janë Enkelejd Joti- ish drejtor i Top Channel, aktualisht drejtor i QSUT, Iris Luarasi, pedagoge në gazetari dhe aktiviste, Moza Haxhiaj , Laureta Roshi, gazetare.

4 kandidaturat janë perzgjedhur nga Keshilli Drejtues per garën e rëndësishne pas përfundimit të afatit të drejtorit të mëhershëm Thoma Gëllçi.

Opozita ka këmbëngulur për rishikimin e përbërjes së KDRTSH si një institucion i përzgjedhur tërësisht në kundërshtim me ligjin nga PS. Më pas mund të vijohej me përzgjedhjen e drejtorit.

Në RTSH janë të punësuar 1200 persona ndërsa buxheti vjetor është afro 20 milionë euro. Ai është zotërues i dy platformave dixhitale pavarësisht se ka një audiencë modeste.

Kandidatët në garë kanë 15 minuta kohë për paraqitjen e platformës dhe 15 minuta kohë për pyetje.
Më pas vijohet me votimin sipas parimit një anëtar një votë. Kandidatura që siguron 3 të pestat e votave zgjidhet drejtor i përgjithshëm i RTSH, në të kundërt dy kandidaturat që kanë marrë më shumë vota kalojnë në një raund të dytë votimi.
Nëse në raundin e parë nuk arrihet shumica prej tre të pestash, KDRTSH cakton datën e votimit të dytë që zhvillohet brenda 7 ditëve dhe po kështu vijohet deri në një raund të tretë votimi. Në rast se edhe në votimin e tretë nuk arrihen 3 të pestat, në raundin e 4 dhe të 5 drejtori i përgjithshëm zgjidhet me më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve. Votimi i pestë kryhet në rast se asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë shumicë votash dhe kryhet mes kandidatëve me numrin më të lartë të votave. Në rast se ka disa kandidatë me të njëjtin numër votash, fituesi caktohet me short. Në rast edhe të dështimit të raundit të pestë të votimit, KDRTSH shpërndahet. m.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
Vritet në burgun e Fierit, ishte dënuar për seks të dhunshëm

Përleshja në burgun e Fierit, pezullohen 8 punonjës të policisë së burgut

12/08/2026
DIVJAKA/ Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin unanim, “kundër” Lushnjës

DIVJAKA/ Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin unanim, “kundër” Lushnjës

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
Vritet në burgun e Fierit, ishte dënuar për seks të dhunshëm

Përleshja në burgun e Fierit, pezullohen 8 punonjës të policisë së burgut

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.