Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Leka Bungo propozon mbylljen për 6 muaj të RTSH, debate mes deputetëve dhe drejtuesve të RTSH për dashnore dhe korrupsion

05/11/2021
RTSH: Ja pse nuk e transmetuam ndeshjen miqësore Shqipëri – Marok
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo ka propozuar sot në Komisionin e Medias që ky institucion të mbyllet për 6 muaj dhe më pas të ngrihen komisione dhe të bëhen audicione serioze për ripunësimin e tyre në këtë institucion.
Bungo tha se të paktën 300 punonjës të RTSH-së mund ti gjesh aktualisht në bar-kafe.

“Si mund të më vijë aktori mua, me pagë 700 mijë lekë, a e di sa e paguan Portokollia, 3 milionë e gjysmë lekë. Pagat janë të Adil Çarçanit. Në të marrim një vendim që këta aktorë sipas performancës të shpërblehen. Ndryshe do vazhdojmë të bëjmë emisione direkte që nuk na i ndjek kush. E fundit është shumë e trishtë por duhet ta them, mendoj që RTSH duhet të mbyllet 6 muaj. Dhe të gjithë punonjësit të largohen me ligj, dhe të rikthehen ata që duhet të rikthehen, dhe të mos rikthehen ata që nuk duhen. Kjo gjë ka precedentë, ka ndodhur në Greqi para tre vitesh. Kam takuar njerëz atje dhe më kanë sqaruar mekanizmin. Edhe Spanja e ka bërë para 7 vjetësh.

Te ne është e domosdoshme. Në këtë periudhe 6 mujore, të ngrihen Komisione serioze profesionale për gazetari, krijmtari, kanto, që të bëhen audicione serioze profesionale. Aktualisht kemi 1150 punonjës, nga të cilët i keni në kafe tani, minimumi po them 300 vetë. Sa që shpesh kam unë turp kur i shoh, se ata nuk para turpërohen. Një operacion i tillë është shumë i vështirë, i dhimbshëm, por i domosdoshëm, që të mos bëjmë sikur bëjmë reforma. Nëse doni si Komision të hyni në histori për një revolucion të vërtet në media është ky.  Ata njerëz do ikin 6 muaj, por do paguhen. Aman e dimë që pas 6 muajsh e dimë që do kemi një RTSH që do bëjë atë që duhet të bëjë”, tha Bungo.

Në vijim të diskutimit të buxhetit të RTSH në komisionin e Medias, deputetja e PD-së Eralda Bano ka debatuar me zv.drejtorin e RTSH-së Martin Leka, lidhur me disa akuza që kanë dalë për të lidhur me korrupsionin dhe veprimet amorale.

Zv.drejtori i RTSH, Martin Leka i konsideroi si portale terroriste ato që ngrenë akuza të tilla në drejtim të tij ndërsa shtoi se në shtëpi çon vetëm rrogën.

Debati mes Lekës dhe deputetes Bano:

Deputetja e PD: Ju si administrator përgjegjës, zv. drejtor jeni anatemuar nga media për veprime korruptive dhe amorale. Ndiheni personalisht i sulmuar? Apo raportet e auditit të brendshëm të RTSH, Këshilli apo RTSH-ja kanë gjetur shkeljet tuaja? A keni patur konflikte interesi në përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Ankesave apo Punonjësve?

Martin Leka: Për akuzat. Në qoftë se  i referoheni një portali që mund ta quaj terrorist që përmend…

Deputetja e PD: Janë edhe punonjësit tuaj të RTSH-së.

Martin Leka: Po ku janë? Për korrupsionin ka organe kompetente, kush është i aftë të bëj denoncimin. Unë dërgoj në shtëpi vetëm rrogën time. Megjithatë jam i hapur ndaj kujtdo, të bëj çdo lloj denoncimi lidhur me korrupsionin e bërë nga Martin Leka. Për ato të tjerat më vjen keq që përmendi akuza që kanë lidhje.

Se e di unë, këtu të bëjnë me 700 të dashura, e të tjera e të tjera, por këto janë portale terroriste, që Komisioni i Medias duhet të dijë çfarë janë këto portale terroriste që terrorizojnë kalamjtë në shtëpi, duke u çuar baballarëve dashnoret në shtratet e grave. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026
Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

14/02/2026
Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

14/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026
Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

14/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.