Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputeti Tritan Shehu për Manastirliun: Mbajti lart çmimin e testeve duke favorizuar disa kompani dhe zhveshur nga paratë qytetarët

04/11/2021
Deputeti Tritan Shehu për Manastirliun: Mbajti lart çmimin e testeve duke favorizuar disa kompani dhe zhveshur nga paratë qytetarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i PD Tritan Shehu ka qënë i ashpër me ministren e Shëndetësisë Manastirliu në Parlament teksa tha se ajo ka fshehur viktimat, mbajti të lartë çmimin e testit dhe shënoi vdekjen e 50 mjekëve, vendi i tretë në botë për nga numri i viktimave për numrin e popullsisë.

”Fjala juaj e mbushur plot me sofizma, asgjë reale dhe ishte thjesht një fjalë e mbajtur në linjën tuaj e cila bazohet vetëm tek fasada dhe jo tek përmbajtja.

Ju penalizuat dhe përjashtuat dhe sistemin parësor, duke e përqendruar çdo gjë tek ajo urgjencë çalamane duke i braktisur njerëzit. Bllokuat sistemin spitalor duke koncentruar gjithçka në Tiranë. Nuk lejuat spitalet periferike të ishin pjesë e kësaj përpjekje masive.
Zgjatët vetëm disa tuba bakri. Kërkuam vënien në gatishmëri të 150 posteve të reanimacionit, humbjet ishin tragjike. Nuk morët asnjë masë efektive për mbrojtjen e mjekëve. Përfundimi, 50 mjekë që humbën jetën duke na vendosur ndër 3 vendet me humbjet më të mëdha të mjekëve në raport me numrin e popullsisë. Vepruat në mënyrën më hermetike me laboratorët e testimit.

Ju nuk e dini sa kanë shpenzuar shqiptarët për antiviralët që ju nuk i liberalizuat kurrë. Në Gjermani një test i shpejtë blihej 6 euro, tek ne iu shitej shqiptarëve nën dorë 60-70 euro.
Shqipëria sot ka 16 mijë humbje jete deri në korrik, 50 mjekë të vdekur, duke na vënë të parët nga fundi në Europë dhe në majat e katastrofës në botë. I kanë thënë institucionet ndërkombëtare këto shifra. Janë fshehur vdekjet dhe rastet e infektimit, duke i rregulluar me një çelës poshtë tavoline. Janë fshehur vdekjet duke ndryshuar diagnozat. Nuk janë deklaruar rastet që kanë marrë mjekim ambulator, në spitalet private dhe jashtë shtetit. Nuk u vendosën rregulla të qarta, u lejua amullia, gjysmë ilegaliteti. Edhe shuma qesharake për rimbursimin thuajse nuk është prekur. Kjo amulli vazhdon”, deklaroi Shehu. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
EMRI/ Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestër punonjësi i Tatimeve

Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro

14/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.