Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish drejtori i RTSH lihet sërish në qeli, akuza për të nuk justifikon prangat

30/10/2021
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Apelit në Gjykatën e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi dhe anëtaret e komisionit që u arrestuan pak ditë më parë për tenderin e RTSH Agro.

“Gjykata e Posaçme e Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne zbatim te nenit 249/6 te K.P.r. Penale, vendosi: Miratimin e vendimeve nr 79, dt 07.10.2021 dhe nr 80, dt 11.10.2021 te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” thuhet në vendimin e dhënë nga gjyqtarja Saida Dollani.

Një tender i diskutueshëm me vlerë mbi 86 milionë lekë për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçin së bashku me 3 ish anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Pothuajse nuk ka asnjë zyrtar publik me këtë akuzë dhe që ndodhet në qeli veç Gëllçit, çfarë ngre dyshimet për standard të dyfishtë nga dy shkallët e gjykatës së posaçme.

Një nga shkeljet e konstatuara ishte nisja e tenderit 2 vjet përpara se AMA të jepte licencën për hapjen e një kanali të ri dhe 1 vit përpara se RTSH Agro të niste transmetimet.  SPAK e kishte nisur proçedimin penal për këtë tender në datën 28 shkurt të 2020.

Ish-Drejtori i RTSH-së akuzohet ka kryer me dashje veprime që vijnë në kundërshtim me ligjin duke konsumuar elementët veprës penale të ‘’Shpërdorimit të detyrës”. Për 3 punonjësit e tjerë rëndon akuza e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë ish drejtori Gëllçi, ka vijuar betejën në Gjykatën Administrative me Radio Televizionin Shqiptar duke e quajtur të padrejtë shkarkimin nga detyra ndërkohë që do të përfshihet sërish në garën për drejtor. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026
Berisha: Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk kanë kulturë korrupsioni

Berisha: Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk kanë kulturë korrupsioni

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.