Kruja e helmuar në protestë në orën 14.00, mijëra familje blejnë ujë...

Kruja e helmuar në protestë në orën 14.00, mijëra familje blejnë ujë ndërsa vijojnë shtrimet më spital

46
0
Shares

Banorët e Krujes do të zhvillojnë sot një proteste ne ora 14.00 pas helmimit nga uji i pijshëm i 1200 banorëve.

Qyteti eshte komplet jashte kontrolli, asnje pergjegjes, asnje zgjidhje emergjence dhe qytetaret vijojnë të blejnë ujë prej disa ditësh.

Njëri prej tyre u shpreh se bashkia në lagjen e tij nuk ka sjellë autobote. “E bleva për Zotin. 4 mijë lekë. Jemi të detyruar ta blejmë. Bashkia nuk ka sjellë autobote, harroje. Uji që erdhi në çezme, erdhi të paktën me larë rrobat, ishalla po pastrohet. Nuk shtyhet kështu. Jam vetë i gjashtë, uji duhet, kam shpenzuar” tha ai.

Me ujin e pijshëm e kemi shumë keq, shumë problem. Nuk e di se cfarë do të bëhet.  Na ka sjellë bashkia. Ujin për të pirë e kemi blerë” u shpreh një tjetër banor për gazetarin e “ABC”-së Ahmet Zani. Për situatën e krijuar shumë banorë të Krujës sot kanë lajmëruar protestë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY