Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BUJAR LESKAJ/ Krizasjellësi Rama!

05/10/2021
SKANDAL/ Serbët “këmbëkryq” në zyrën e kryeministrit, Rama presion ERE-s për të bllokuar vendimin anti-serb
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Bujar Leskaj

Pse nuk flet titullari i sektit qeverisës që të pezullojë një pjesë të pagesave të Buxhetit të Shtetit ndaj PPP-ve ekzistuese, për të përballuar koston e jashtëzakonshme të rritur të jetesës për familjet në nevojë, për shkak të çmimit të shtuar të energjisë elektrike për familjarët, i cili do të ketë efekt domino mbi çmimet e të gjitha mallrave të tjera?
Jo! Ai nuk i përmend PPP-të. Shpallja e vështirësive nga kriza botërore energjitike u shërben oligarkëve, padronëve të buxhetit të shtetit shqiptar, si garanci që Qeveria dhe Parlamenti nuk do i anullojë PPP ekzistuese, por edhe nuk do t’u shkonjë ndërmend që të mos miratojnë ato të rejat e Buxhetit të Shtetit 2022.
Krizandjellësi duhet ta dijë nëse rritet me qoftë 2 euro për kilovatorë energjia elektrike në tregun tonë, kosto e shtuar për t’u përballuar të gjitha mallrat dhe shërbimet e shtrenjtuara nga kjo rritje shkon deri në 100 euro në muaj edhe për familjen më të varfër. Presidenti francez caktoi pikërisht 100 euro rimbursim për 6 milionë familje franceze me të ardhura modeste, ndërsa qeveria italiane deri tani ka paguar 1.2 miliardë euro për çmimin e rritur të energjisë(https://fortune.com/2021/09/25/what-a-modern-energy-crisis-looks-like-and-why-no-country-is-safe/ ).
Ku do t’i gjejë paratë krizandjellësi ynë? Duke marrë Eurobondin e pestë prej 550 milionë eurosh. Duke marrë borxh për të paguar borxhin e Eurobondit të katërt.
Duhet si vend, shtet dhe shoqëri t’i kthehemi përgjegjshmërisë. I harruam strategjitë që kemi hartuar. Do të ishte pikërisht koha e duhur kur mund të vihej në punë TEC-i i Vlorës, me naftën e Albpetrol. Por TEC-i është i bllokuar. Sa është fatura e këtyre lejeve të bllokuara?
Kriza botërore energjitike nuk varet nga ne. Po çfarë varet nga ne është të mos bëjmë shpenzime faraonike, pse kështu ia ka qejfi titullarit të sektit Rama, vetë shkëlqesisë së tij, liderit rajonal me me perspektivë të bëhet lider i përmasave botërore.
Përballë kësaj krize me përmasa gati biblike, ne duhet të fillojmë të pakësojmë shpenzimet jo-produktive dhe ato administrative jo thelbësore. Nëse e gjithë administrata jonë e tejfryrë publike vihet nën një rregjim të rreptë kursimi shpenzimesh jo prioritare, mund të kursehen në vetëm këto tre muaj deri në fund të vitit deri në 46 milionë euro.
Duhet të heqim dorë nga fasadat. Në Vlorë, në tre sheshet kryesore, në atë të Flamurit, të Skelës dhe përpara bashkisë, po kryhen shpenzime në nivel mbi 13 milionë euro për të trija projektet, për punë të bëra dhjetë ose pesë vite më parë. Pjesa tjetër janë vetëm rifinitura.
Në vend po mbytet konkurrenca e lirë. Pjesa më e madhe e tregut funksionon si peng i pak kompanive mbizotëruese në sektorët kyç, të preferuarat dhe të privilegjuarat e Ramës, që marrin mbi 85 përqind të tenderave me fond limit mbi 1 milionë euro.
Krizandjellës, të paktën prano që në këto tetë vite, politikat në energjitikë i pate të dështuara. Sot je pa asnjë mundësi financiare të paguash edhe oligarkët e tu të PPP-ve, edhe të mbështesësh KESH dhe OSHEE, nëse rrisin çmimin fundor të energjisë elektrike për familjarë dhe biznese. Prandaj sot e ke lënë Shqipërinë tërësisht të shveshur dhe të pambrojtur, përballë krizës botërore energjitike. Dhe del pa turp përpara qytetarëve të këtij vendi, duke u servirur si kasandër e zellshme skenarë ogurzinj të errësirës nga mungesa e energjisë elektrike dhe një domino shkatërruese të rritjes së çmimeve në të gjithë spektrin e mallrave dhe shërbimeve, nga shtimi i pritshëm i çmimit të energjisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.