Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Integrim apo izolim me Bashkimin Europian? (dhe emigrimi shqiptaro-bangladeshas)

04/10/2021
genc pollo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Pollo

1-Avazi i vjetër me Brukselin

Javën e kaluar Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen vizitoi Shqipërinë e shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Mesazhi politik kryesor i saj ishte se e ardhmja e shteteve tona ishte brenda Bashkimit Europian. Për Tiranën e Shkupin ajo tha se ishte personalisht e vendosur që konferenca ndërqeveritare e BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit të mblidhej sa më parë, mundësisht brenda vitit. Udhën drejt të ardhmes së përbashkët liderët e Bashkimit Europian tok me ata të Ballkanit, premtoi Presidentja e Komisionit – ne do e ravijëzojmë në samitin e Ljubljanës.
Njëkohësisht me këto deklarata agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se BE (shtetet anëtare) nuk kishte rënë dakord që në samitin e Ljubljanës t’u garantonte shteteve të Ballkanit Perëndimor perspektivën e anëtarësimit. Letër-ftesa dyfaqëshe për në samit, e nënshkruar nga Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, në paragrafët e fundit informon se ditën e dytë, në 6 tetor, do të flitet për Ballkanin, për nevojën për t’a stabilizuar atë, për zhvillimin social-ekonomik mbas pandemisë, për bashkëpunimin strategjik etj. Asnjë fjalë për zgjerimin e BE-së dmth anëtarësimin e ardhshëm të shteteve tona. Ndërkohë që për kryeministrin slloven Janša (Sllovenia ka aktualisht presidencën gjashtëmujore të Bashkimit) zgjerimi i BE-së në Ballkan ishte objektivi i parë e i vetëm i këtij samiti të iniciuar prej tij.
Publiku shqiptar, jo gjerësisht i familjarizuar me arkitekturën institucionale e kompetencat vendimmarrëse në BE, prej disa vitesh sheh konfuzion në këto qendrime të politikanëve europianë. Por edhe qeveria shqiptare, që supozohet e mirëinformuar për këto gjera, u bë qesharake kur në qershor 2018 festoi me dekorata e shampanjë pikërisht çeljen e negociatave. Prej vitesh ne shohim nga Komisioni Europian, një pjesë e Parlamentit Europian dhe e shteteve anëtare një vlerësim pozitiv por në thelb dorëlëshuar e zbukurues për kriteret e demokracisë e shtetit ligjor. Pjesa tjetër është më objektive në vlerësim e më rigoroze në qëndrim. Prej vitesh argumentoj se një vlerësim objektiv e qendrim rigoroz por korrekt ndihmon më shumë një Shqipëri (e një Ballkan) europiane në kuptimin e Kritereve të Kopenhagenit siç njihen vlerat bazë të kontinentit tonë: liria, shteti ligjor, demokracia e të drejtat e njeriut. Qasja dorëlëshuar ngre fasada propagande, problemet mbeten pazgjidhur dhe sigurisht shfaqen të agravuar më vonë (siç ka ndodhur me Serbinë post-milosheviçiane që ka shënuar regres sidomos në këto shtatë vite negociatash me Brukselin apo edhe me ndonjë shtet anëtar në BE).
Të gjitha këto çështje do të vazhdojnë të diskutohen në muajt e vitet e ardhshme pavarësisht nëse Konferenca Ndërqeveritare arrin të mbahet para Krishtlindjes. Çfarë është gjithësesi e dëshirueshme.

2-Rreziku që vjen nga emigrimi pa kufi i shqiptarëve…..

Krahas lajmeve për zgjerimin e BE-së në Ballkan, një lajm tjetër tërhoqi gjithashtu vemendjen: një numër i mirë i shteteve anëtare, përfshi edhe ato që janë tradicionalisht por zgjerimit, kishin ngritur shqetësimin për abuzimin me lëvizjen e lirë nga shtetas të Ballkanit. Sipas raportimit të Gjermanisë pranë instancave europiane në renditje (1 deri 10; ku 1 është shumë keq e 10 më pak keq) problem ishin Shqipëria (2) e Serbia (7). Edhe të tjerë shtete të Europës perëndimore janë ankuar për shkeljen e rregullave nga ana e shtetasve shqiptarë dhe po kërkojnë pezullimin e liberalizimit të vizave.
Kur Hollanda në prill 2019 kërkoi pikërisht këtë për Shqipërinë hasi në refuzim sepse ishte një zë i vetmuar. Tashmë kjo po kërkohet nga një numër i konsiderueshëm shtetesh anëtare; që do të thotë se arritja më e madhe e më e prekshme e Shqipërisë në këtë dekadë, udhëtimi pa viza në Europë, po vihet seriozisht në rrezik.
Në 2014, katër vjet mbas heqjes së vizave, filloi vala e emigrimit masiv nga Shqipëria drejt Gjermanisë, Francës etj. Asokohe Sajmir Tahiri dhe Edi Rama na “shpjeguan” në Kuvend se bëhej fjalë për emigrantë shqiptarë prej vitesh në Greqi, të cilët mbas krizës financiare atje, nisnin mërgimin e dytë.
Për këtë gënjeshtër të trashë Rama nuk ka kërkuar ndonjëherë ndjesë. Por më vonë ai e justifikoi emigrimin nga Shqipëria si nevojë sociale të papërballueshme; edhe përballë qortimeve të europianëve. E vazhdoi kështu edhe kur emigrantët e Shqipërisë tejkaluan si vlerë absolute si dhe u bënë shumëfish në përqindje krahasuar me çdo vend tjetër nga Balltiku deri në Bullgari.
Në fakt BE aprovoi heqjen e vizave vetëm kundrejt garancive se nuk do të kishte ortek emigrantësh. Ndërkohë që nevojat e tregut të punës i kënaqte në rrugë ligjore. Me gjasë qeveria Rama nuk ka vullnet që përmes mirëqeverisjes të ngjallë shpresë për të ardhme të mirë në atdhe. Mbase qeveria nuk do t’ja dijë se shoqëria po humbet profesionistët dhe shtresën e mesme. Madje ajo mund të ketë kalkuluar edhe avantazhin elektoral. Por mbase edhe shqiptarëve u nevojitet një e shkundur që të reagojnë ndaj hemoragjisë rrënuese.

3-…dhe i bangladeshasve

Vizita e ministrit të brendshëm të Austrisë Karl Nehammer në Tiranë njëkohësisht me zonjën von der Leyen u perceptua si vizitë rutinë për bashkëpunimin për luftën kundër kriminalitetit e emigracionit të paligjshëm, sidomos nga Lindja e Mesme e Azia Qendrore. Por media austriake zbuloi edhe një detaj interesant: problem në Shqipëri është se masa njerëzish nga këto areale vijnë pa vizë në Shqipëri. E pastaj, sipas policisë austriake që heton të dhënat e celularëve të tyre, rishfaqen ilegalisht në Austri. Dhe aty disa syresh sjellin andralla lidhur me sigurinë publike, kriminalitetin e terrorizmin.
Para dy vjetësh Rama pretendoi se mungesën e fuqisë punëtore në vend do t’a zgjidhte me bangladeshas punëdashës e fjalëpakë. Ndërkohë të dhënat janë se ata arabë apo aziatikë që ligjërisht vunë këmbë në vatanin tonë u zhdukën pas pak muajsh sepse morën drejtimin e emigrantëve të paligjshëm: Europën e pasur që ofron paga të larta e ndihmë sociale bujare. Mbase Rama e bëri këtë i ndikuar nga idetë globaliste të mentorit të tij në New York, i cili lufton për një botë pa kufij e migracion pa pengesa; mbase Rama u investua në një skemë të mirëfilltë të trafikut njerëzor me plot “biznesmenë” rreth tij të gatshëm për të bërë para të shpejta. Në çdo rast është një dështim i nismës së “bangladeshasve punëtorë”. Dhe një siklet më shumë që Europa merr veresie nga qeveria jonë. Si dhe një rrezik që shqiptarët të fillojnë të mbajnë rradhë për viza si aktualisht kosovarët. Kjo e fundit për ata që kanë harruar si ishte para vitit 2010.

Genc Pollo
Ish minister e deputet
04 tetor 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.